E-Kutia, projekt elektronik për matjen e shërbimeve administrative

Aktuale

E-Kutia, projekt elektronik për matjen e shërbimeve administrative

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:32
Pamje nga konferenca

U lansua projekti elektronik “E-Kutia”, i cili do të shërbejë për matjen e opinionit të qytetarëve për shërbimet administrative që ofrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, tha se projekti E-Kutia zëvendëson kutitë klasike të ankesave dhe tani në mënyrë elektronike do të matet opinioni i qytetarëve me qëllim të përmirësimit të administratës ndaj tyre. Ai shtoi se e konsideron këtë projekt me funksion të dyfishtë pasi që sipas tij, do të bëhet matja e opinionit të qytetarëve, por edhe ministritë përkatëse do të kenë informacione të mjaftueshme për përmirësimin e shërbimeve të tyre.

Mustafa: E-Kutia zëvendëson kutitë klasike të ankesave

“Do të mundësoj që në mënyrë elektronike të matet opinioni i qytetarëve dhe të shprehet ky opinion, për shërbimet administrative që ofrojnë institucionet e Republikës së Kosovës. Ky projekt i titulluar si E-Kutia, i cili zëvendëson kutitë klasike të ankesave që kanë qenë shpërndarë nëpër institucione shtetërore ka derivuar nga angazhimi ynë i vazhdueshëm me partner ndërkombëtar për një qeverisje më të mirë, ku fokus kryesor është përmirësimi i administratës ndaj qytetarëve, ndaj bizneseve por edhe ndaj institucioneve shtetërore. Matja e opinionit të qytetarëve përmes mënyrës elektronike, ne presim që do të kryej një funksion të dyfishtë përmes këtyre kutive do të kenë mundësi që qytetarët të shprehin opinionet e tyre për shërbimet administrative që atyre u ofrohen por në anën tjetër po ashtu edhe ministritë përkatëse dhe organet qendrore do të kenë informata të mjaftueshme në mënyrë që të përmirësojnë politik-bërjen e tyre”, tha Mustafa.

Ndërsa, Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se ky projekt përbëhet prej dy fazash, ku faza e parë është realizuar për qëllime të modelimit të të dhënave, gjegjësisht matjes së cilësisë së shërbimeve në mënyrë anonime. Kurse, faza e dytë, është edhe faza kryesore e këtij projekti e cila është e ndarë në tre pjesë, në zhvillimin e programit elektronik, dizajnimit të fushatës promovuese dhe vizualizimi i opinionit të qytetarëve.

Yagcilar: Do të bëhet vizualizimi i opinionit të qytetarëve

“Faza e parë e cila është realizuar për qëllime të modelimit të të dhënave ka të bëj me matjen pothuajse të drejtpërdrejt të cilësisë së shërbimeve përmes një metode inovative që në teknika të matjes së opinionit njihet si klienti misterioz ose mistery shopping, kështu në mënyrë anonime disa nga zyrtarët tanë administrativ përgjegjës për ofrimin e shërbimeve u kanë kërkuar shërbime administrative pranë sporteleve përkatëse, për të cilat shërbime ata janë vlerësuar, të dhënat nga ky vlerësim me metodë inovative tashmë janë integruar në bazën e të dhënave të sistemit elektronik dhe shërbejnë si pikënisje për vazhdimin më tutje të projektit. Sa i përket fazës së dytë e cila përbën edhe fazën qendrorë të këtij projekti ajo është fragmentuar në tri pjesë: zhvillimi i programit elektronik dhe vendosja e kutive elektronike pranë institucioneve ku ofrohen shërb ime, dizajnimi i fushatës promovuese për matjen e opinionit të qytetarëve dhe tre vizualizimi i opinionit të qytetarëve në kohë reale”, tha Yagcilar.

Përfaqësuesja e organizatës UNDP në Kosovë, Alessandra Rokasalvo tha se sa i përket arritjeve elektronike, Kosova është kampione ndaj fqinjëve të saj dhe meritën kryesore për këtë projekt e ka Ministri Yagcilar. Ajo shtoi se ky projekt do të dërgoj Republikën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe do të jetë edhe një sukses në Raportin e ardhshëm të Progresit të Bashkimit Evropian.

Rokasalvo: Ne jemi kampion në mesin e fqinjëve

“...12:46...Nëse shohim përreth, ne jemi kampion në mesin e fqinjëve tanë, askush nuk ka bërë atë që kemi bërë ne, kështu që ne jemi të lumtur të mbështesim idenë dhe dua të them që falënderimet shkojnë tek ministri Yagcilar i cili ka kohë që  dëshironte të realizonte këtë, të realizoj një sistem i cili mbi të gjitha rrit efektet e administratës publike, kënaqësinë e qytetarëve dhe transparencën dhe shpesh dëgjoj teksa thuhet për administratën publike se përse na duhet, kjo është thelbësore, kjo është të punuarit drejt udhëzimeve të cilat një ditë do të na dërgojnë në Evropë, në Bashkimin Evropian...13:28...”, tha Rokasalvo.

Projekti elektronik E-Kutia, u mbështet nga organizatat UNDP dhe GIZ, sistem ky i cili shërben për cilësinë e shërbimeve administrative që do të jetë në dobi të qytetarëve dhe do të lehtësojë punën e institucioneve që kryejnë shërbime administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat