Nikolic dhe Vucic nisin takimin me Mogherinin

Aktuale

Nikolic dhe Vucic nisin takimin me Mogherinin

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:36
Nikolic dhe Vucic

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka filluar takimin në Bruksel me delegacionin e Serbisë, që përfaqësohet nga presidenti Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me palën serbe, Mogherini do të takojë delegacionin e Kosovës në përbërje të Presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa.

Pas përfundimeve të takimeve bilaterale me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të dy delegacionet pastaj do të do të zhvillojnë një darkë pune, ku e pranishme do të jetë edhe Mogherini.

Gjatë takimit, i cili besohet që do të zgjas disa orë, do të tentohet të ulen tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, pas provokimit që Serbia bëri me trenin dhe arrestimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Takimi i sotëm është i nivelit më të lartë që kanë mbajtur Prishtina dhe Beogradi ndonjë herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat