Reagon ashpër Mogherini: Prishtina dhe Beogradi shkelën marrëveshjen e mbrëmshme

Aktuale

Reagon ashpër Mogherini: Prishtina dhe Beogradi shkelën marrëveshjen e mbrëmshme

Më: 25 janar 2017 Në ora: 11:54
Federica Mogherini gjatë takimit të mbrëmshëm me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federicka Mogherini ka shprehur “keqardhje për të gjitha palët e dialogut”, pasi ka thënë se ata nuk e kanë respektuar takimin e mbrëmshëm në Bruksel.

Siç u vu në dukje, në dialogun për uljen e tensioneve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, palët u morën vesh të mos komentojnë për media.

“Më vjen keq që nuk i janë përmbajtur të gjithë kësaj dhe i ftojmë që të përmbahen dhe zhvillimet t'i ndërtojnë mbi bazën e marrëveshjeve të arritura dje”, ka thënë përfaqësuesja për media e Federika Mogherinit, Maja Kocijancic.

Federicka Mogherini tregon se nga takimi u nxor “një rezultat i rëndësishëm” i cili ishte për të kapërcyer tensionet, por ishte edhe marrëveshja që palët të përmbahen për debate publike.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së/Zëvendës Kryetarja Federica Mogherini, ka falënderuar dhe një herë udhëheqësit politik të Beogradit dhe Prishtinës për takimin konstruktiv mbrëmë në kuadër të dialogut.

“Ishte takimi i parë i këtij formati, i cili është një format i rëndësishëm për tu mbajtur. Një rezultat thelbësor ishte lënia e tensioneve mbrapa dhe përmbajtja nga komentimi në publik sa i përket diskutimeve. Na vjen keq që kjo nuk ishte në përputhje për të gjithë, dhe ftojmë që të kenë vetëpërmbajtje për të ndërtuar marrëveshjen e arritur ditën e djeshme.", ka deklaruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat