Jevtiq: Raundi i fundit i dialogut i rëndësishëm për paqen në Kosovë

Aktuale

Jevtiq: Raundi i fundit i dialogut i rëndësishëm për paqen në Kosovë

Më: 25 janar 2017 Në ora: 13:57
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq  tha sot se takimi i delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel të martën në mbrëmje ishte me rëndësi të madhe për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Jevtic në një deklaratë për mediat serbe, tha se paqja dhe stabiliteti nuk kanë alternativë dhe kjo është arsyeja pse takimi i mbrëmshëm dhe vazhdimi i dialogut në Bruksel ishte me rëndësi të madhe për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe se takimet në Bruksel nuk ishin të lehtë dhe sigurisht as ky i fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat