KFOR: Ushtarët serbë nuk hynë në territorin e Kosovës

Aktuale

KFOR: Ushtarët serbë nuk hynë në territorin e Kosovës

Më: 26 janar 2017 Në ora: 21:31
Foto në brezin kufitar

Një fotografi e bërë nga anëtarët e ushtrisë amerikane së bashku me ushtarë serbë, bëri bujë në Kosovë – për atë se si serbët mund të hyjnë në territorin e Kosovës.

Por KFOR ka thënë, se kjo fotografi nuk është bërë brenda territorit të Kosovës, por në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në përputhje me mandatin, Rezolutën 1244 dhe me Marrëveshjen Tekniko Ushtarake, KFOR kryen aktivitetet e monitorimit të kufirit. Këto kryen rregullisht në bashkëpunim me Ushtrinë e Serbisë ose edhe me Policinë Kufitare të Kosovës”, thuhet në përgjigjen zyrës për media të KFOR-it.

“Aktivitetet janë bërë brenda zonave të miratuara përgjatë vijës kufitare serbo-kosovare. Fotografia e përmendur është bërë në njërën nga këto zona dhe kjo nuk tregon forcat serbe në territorin e Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat