Mustafa: Shqiptarët reagojnë bashkë në përmirësim të sigurisë

Aktuale

Mustafa: Shqiptarët reagojnë bashkë në përmirësim të sigurisë

Më: 28 janar 2017 Në ora: 10:17
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka deklaruar se jemi të sigurt pasi shqiptarët reagojnë bashkë në përmirësim të sigurisë për regjion.

Ai nëpërmjet një postim në faacebook ka falënderuar shtetin shqiptar për kujdesin në rriten e lirisë.

Ja postimi i plotë i Mustafës:

Ne ndihemi të sigurt- Shqiptarët reagojnë bashkë në përmirësim të sigurisë për regjion!!

Falenderojmë shtetin Shqiptarë (me kufi zyrtar) për kujdesin në rriten e lirisë për të gjithë ne që jetojmë në hapësirat shqiptare, bashkë me kujdesin e NATO-së (SHBA-ve).

Jam i sigurt se kombi ynë është në rrugën e duhur, duke e siguruar vendin në krah me kombet e qytetëruara, për të shndërruar vendin në territor që do të ketë siguri për njerëzit, pronën, pasurinë dhe ndërmarrjet në tregun e lirë.

Tani kur lirinë dhe zhvillimin e sigurojnë vetë shqiptarët në rend të parë, nën kujdesin e NATO-së (SHBA-ve) dhe miqve tanë, me të cilët po ndërtojmë siguri afatgjatë për vetë rajonin e dhe me gjerë.

Në vendin tonë nuk ka hapsirë për shqetsim ne jemi në rrugë të mbarë,por duhet të angazhohemi secili nga ne për të mirën e vendit tonë, sigurisht e mira më e madhe për ne është ndjeshmeria e zyrtarve ndaj të mirave shtetërore dhe respektimi i të drejtave sistemore kushtetuese..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat