Këshilltari i Kryeministrit: Thaçi mund të flasë me këdo, me Serbinë flasin veç në Bruksel

Aktuale

Këshilltari i Kryeministrit: Thaçi mund të flasë me këdo, me Serbinë flasin veç në Bruksel

Më: 28 janar 2017 Në ora: 14:44
Thaçi dhe Mustafa

Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook njoftoi se ka biseduar me Vuçiqin dhe ka gjetur pajtim për punë të përbashkët në zgjidhjen e çështjeve me interes reciprok.

Por, një bisedë e tillë e Thaçit që është president, lë anash rolin e udhëheqësit të Qeverisë dhe deri tani të dialogut me Serbinë, Isa Mustafën.

Gjithsesi, kështu nuk e sheh këshilltari i Mustafës.

“Sigurisht që kryeministri nuk ka pas nevojë të bisedoj përtej asaj që është biseduar në Bruksel”, ka thënë Bajram Gecaj, duke shtuar se “marrëveshjet për normalizim arrihen me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve”.

I pyetur rreth bisedës së Presidentit me kryeministrin serb, Gecaj tha shkurt se “Thaçi flet me kënd të dojë në telefon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat