“FSK i ka të gjitha kapacitetet për t’u bërë ushtri”

Aktuale

“FSK i ka të gjitha kapacitetet për t’u bërë ushtri”

Më: 29 janar 2017 Në ora: 20:00
Ish komandanti I Përgjithshëm i FSK-së Kadri Kastrat

Ish komandanti I Përgjithshëm i FSK-së Kadri Kastrati, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës i ka të gjitha kapacitetet e veta operacionale për të qenë një forcë e re ushtarake.

Kastrati madje thotë se institucionet e Kosovës mund ta formojnë ushtrinë e Kosovës edhe pa përkrahjen e Listës Serbe.

“Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti mund ta bëjnë këtë në bashkëpunim me partneritet ndërkombëtar dhe pa e ndryshuar Kushtetutën. Le ti mbetet  emri Forcë e Sigurisë, por forcës së tanishme  t’i jepet misioni ushtarak, dhe nga ai mision të dalin detyrat, me armatim dhe pajisje të reja  që do ti duhet që të ecë përpara e të mos rri në  një vend siç është duke ndenjur”, tha Kastrati në një prononcim për televizionin publik.

Duke komentuar deklaratat e sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis  për shndërrimin e FSK-së në ushtri,  Kastrati tha se ShBA ka qenë mbështetëse kryesore e FSK-së, dhe deklarata e  Mattis ka treguar për mbështetjen e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

Amerikanët që nga formimi i FKS-së kanë qenë partneriteti  jonë strategjik  dhe mbështetësi jonë në çdo aspekt. Duke filluar nga pajisjet që  I kanë dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë që ajo të zhvillohet,  që të jetë e gatshme që t’i kryej  detyrat”, tha Kastrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat