Stojanoviq: Stoltenbergut do t’i paraqes brengat tona

Aktuale

Stojanoviq: Stoltenbergut do t’i paraqes brengat tona

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 09:27
Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka thënë se në takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg do të kërkojë që NATO dhe KFOR-i të bëjnë gjithqka që në veri të mos vijnë deri te incidentet.

“Do të bisedoj me të për situatën në teren që NATO dhe KFOR-i ta kryejnë punën e tyre që mos të na ndodhë asgjë. Ne do t’ia shfaqim brengat tona”, ka thënë Stojanoviq.

Ai ka shpresë së bashkësia ndërkombëtare do të bëjë çdo gjë që mos të ndodhin incidente, që askush të mos pësojë sepse “askush nuk dëshiron të shkaktojë kaos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat