Veseli pas rrënimit të murit: Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar

Aktuale

Veseli pas rrënimit të murit: Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 17:29
Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Kadri Veseli, ka reaguar nga Shtetet e Bashkuara dhe ka përshëndetur nisjen e heqjes së murit në Veri të Mitrovicës.

Veseli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se mure ndarëse nuk do të ketë në Kosovë.

"Komunikimi dhe lëvizja e lirë, krahas zhvillimit ekonomik, frymës demokratike dhe shtetit ligjor, do të jenë vendosmëri e institucioneve dhe qytetarëve tanë në shtetin tonë të pavarur, Republikën e Kosovës. Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar dhe i lirë në lëvizje dhe qendër e emancipimit qytetar në Republikën e Kosovës", ka shkruar Veseli.

Ai ka falënderuar Përfaqësuesen e BE-së dhe Ambasadorin e SHBA-së për kontributin e jashtëzakonshëm për zgjidhjen e çështjes që lidhet me murin.

"Qytetarët e Mitrovicës dhe të tërë Kosovës duhet të besojnë në shtetin e tyre dhe në rrugëtimin euroatlantik", ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat