Paralajmëron Rakiq: Nesër ndërtohet struktura e re betonike

Aktuale

Paralajmëron Rakiq: Nesër ndërtohet struktura e re betonike

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 09:16
Goran Rakiq

Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq ka njoftuar se nesër do të fillojë ndërtimi i një strukture të re të fortë betoni në vend të murit i cili u largua të dielën.

Rakiq tha për mediat serbe se struktura e re mbështetëse do të ketë lartësi prej 70 centimetra dhe një gjerësi prej 120 centimetra, kurse do të garantojë plotësisht sigurinë e qytetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Muri i ndërtuar gjatë dhjetorit të vitit të shkuar, u rrënua dje pas një marrëveshjeje të arritur në mes të  Qeverisë së Kosovës dhe Rakiq me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat