Çka thotë Vuçiq një ditë pas rrënimit të murit?

Aktuale

Çka thotë Vuçiq një ditë pas rrënimit të murit?

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 12:30
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se për murin në Mitrovicë është arritur marrëveshje e njëjtë më 8 dhjetor, sikurse me atë që u zbatua tani.

Vuçiq iu tha gazetarëve në Beograd, se nesër fillon me ndërtimin e kompleksit me të gjitha detajet që janë të nevojshme për serbët në veri të Mitrovicës, si dhe në përputhje me marrëveshjen, dhe theksoi se serbët e morën atë që donin, dhe se paqja është ruajtur, raportojnë mediat serbe.

Kjo deklaratë e tij erdhi një ditë pas rrënimit të murit të ndërtuar gjatë muajit dhjetor të vitit të shkuar në Mitrovicë.

Shembja e tij u bë pas një ujdie të arritur në mes të Qeverisë së Kosovës, kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq me ndërmjetësin e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat