Nisin punimet për ndërtimin e sheshit në veri

Aktuale

Nisin punimet për ndërtimin e sheshit në veri

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 09:09
Pamje nga rrënimi i murit në Mitrovicë, dy ditë më parë

(E plotësuar) - Në Mitrovicën e veriut sot kanë nisur punimet për projektin e ri në sheshin “Mbreti Petar”.

Punimet kanë nisur disa metra larg murit i cili u rrënua të dielën, si rezultat i një marrëveshje në mes  Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të komunës së Mitrovicës veriore Goran Rakiq.

Matjet për ndërtimin e sheshit janë bërë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në praninë e kryetarit të Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.

Ky i fundit tha se me ndërtimin e konstruksionit të ri po zbatohet marrëveshja e arritur më 4 shkurt.

Ai shpjegoi se ndërtimi do të bëhet rreth 2.2 metra larg murit të mëparshëm.

Rakiq: Po zbatojmë marrëveshjen e 4 shkurtit

“Siç është arritur marrëveshja me 4 shkurt, sot po fillojmë ndërtimin e konstruksionit të ri, e cila do të tërhiqet nga konstruksioni i mëhershëm për 2.2 metra në thellësi të hapësirës për këmbësorë. Jemi duke pritur inspeksionin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, siç shihet bagerët janë në terren të cilët po e pastrojnë terrenin, dhe vërtet nuk do të bëjmë asgjë derisa të vijnë edhe të konfirmohet ajo që është arritur me marrëveshje”, tha Rakiq.

E qytetarët e Mitrovicës nuk kanë treguar entuziazëm për ndërtimet e reja. Ata shprehen se më shumë janë të interesuar për paqe dhe bashkëpunim të ndërsjellë në mes dy komuniteteve.

Zorab Bozhoviq, qytetar nga Mitrovica e veriut, ka thënë se ndërtimi i mureve nuk ndihmon, derisa ka mirëpritur nisjen e punimeve të sheshit në këtë pjesë.

Tha se me rendësi është të ketë paqe dhe bashkëpunim.

Image

Bozhoviq: Me rëndësi të ketë paqe dhe bashkëpunim, ndërsa muret nuk ndihmojnë

“Po, është diçka që po bëhet e mirë, veç mos të mbetet kështu. Nuk e di kush po i bënë këto mure kështu dhe pse po i bën, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nuk duhet të jetë muri ty, me rëndësi të ketë paqe dhe bashkëpunim, ndërsa muret nuk ndihmojnë”, tha Bozhoviq. 

Edhe Adem Mripa,  qytetar nga veriu i Mitrovicës,  mendon se në të ardhmen duhet të ndërtohen ura të bashkëjetesës. Ai tha të gjithë duhet të largohen paragjykimet për Serbinë e madhe.

Mripa: Ne duhet për të ardhmen të ndërtojmë ura të bashkëjetesës

“Ne duhet për të ardhmen të ndërtojmë ura të bashkëjetesës, për të ardhmen dhe të mirën e popullatës së Kosovës. Duhet të largohemi nga paragjykimet e mëparshme për Serbinë e madhe, për Serbinë deri ne det, por për një Kosovë shtet dhe për një bashkëjetesë”, theksoi Mripa. 

Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, me lehtësimin e bashkësisë ndërkombëtare, në fundjavë arritën një marrëveshje për rrëzimin e murit prej betoni në lartësi prej dy metrash. Në kuadër të saj, palët ishin pajtuar për planin e ri, ku do të ndërtohen  edhe disa shtylla në zonën e këmbësoreve, që do të shtrihen në sheshin ‘Mbreti Petar’.

Kështu po punohet në sheshin e Mitrovicës

Mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës kanë filluar punimet për ndërtimin e një strukture të re betoni  që do të jetë pjesë e shëtitores në sheshin “Mbreti Petër”.

Ndërtimi i saj po bëhet pak metra larg murit që u hoq të dielën pas një marrëveshjeje në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq që u arrit me ndërmjetësimin e BE-së.

Kjo strukturë betoni do të ketë lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash.

Fillojnë punimet në sheshin e Mitrovicës

Në sheshin “Mbreti Petër” në Mitrovicë kanë filluar punimet në projektin e ri, i cili do të ndërtohet në Mitrovicë.

Ndërtimi i këtij po bëhet vetëm disa metra larg nga muri prej betoni, i cili është të dielën u rrënua pas një marrëveshje në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të komunës së Mitrovicës veriore Goran Rakiq.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat