Arifi kundër ndërrimit të Luginës së Preshevës me Veriun e Kosovës

Aktuale

Arifi kundër ndërrimit të Luginës së Preshevës me Veriun e Kosovës

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 16:25
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi hodhi poshtë idenë e pretenduar të kongresistit amerikan, Dana Rohrabacher për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, shkëmbimi i territoreve – jugu i Serbisë dhe me pjesën veriore të Kosovës, do të destabilizonte rajonin. Ai në një intervistë për BalkanInsight, ka thënë se shkëmbimi i territoreve do ta minonte stabilitetin në rajon, gjë që në mënyrë të qartë është edhe në kundërshtim me politikën e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat