Zafir Berisha: PDK-ja fajtore që nuk u formua ushtria

Aktuale

Zafir Berisha: PDK-ja fajtore që nuk u formua ushtria

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 20:18
Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se shkaktari kryesor për mosformimin e ushtrisë së Kosovës është Partia Demokratike.

“E cilësoj PDK-në fajtore për shkak se është në pushtet nga 2008-ta. Inicimi i transformimit të FSK-së në FAK, ka filluar ne vitin 2013”.

“Kemi rrethana të tjera të krijuara në vitin 2017 dhe mazhoranca thotë se duhet biseduar me Listën Serbe për themelimin e FAK-ut. Kjo i bie se duhet të marrim miratimin e Vuçiqit”.

Berisha ka thënë se disa nga deputetët e mazhorancës kanë bindjen se për formimin e ushtrisë së Kosovës duhet të pytetet kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

“Sipas logjikës së tyre ne duhet të presim miratimin e Vuçiqit që ta shndërrojmë FSK-në në FAK”.

“Mirëpo ka edhe një rrugëdalje tjetër, është plani B. Meqenëse ndryshimet kushtetuese varen nga Lista Serbe, pra nga Vuçiqi, mundësia është që të ndryshohet misioni i FSK-së, nga mision civil në ushtarak, gjë për të cilën s’ka nevojë për ndryshime kushtetuese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat