“Mos arrestimi i Kadri Veselit për akuzat e Nazim Bllacës, mbrojtje e tij nga gjyqësori që është nën ndikim të politikës”

Aktuale

“Mos arrestimi i Kadri Veselit për akuzat e Nazim Bllacës, mbrojtje e tij nga gjyqësori që është nën ndikim të politikës”

Nga: G.B Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 15:22
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike dhe drejtori i Rockefeller Brothers Fund, Haki Abazi ka folur rreth arrestimit të Ramush Haradinajt e mos arrestimeve tjera që nuk po bëhen.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai thotë se arrestimi i Ramushit është politik dhe i kërkuar nga krerët e shtetit të Kosovës, ndërsa mos arrestimi i Kadri Veselit për akuzat e Nazim Bllacës është mbrojtje e tij nga gjyqësori dhe prokuroria që është nën ndikimin e politikës, shkruan Bota sot.

Postimi i plotë i Abazit:

Arrestimi i Ramush Haradinaj, ishkryeminsiter eshte politik dhe i kerkuar e i udhehequr nga kreret politik te Kosoves. 
Arrestimi i Aida Dergutit eshte poltik dhe i kerkuar e udhehqur nga kreret politik te Kosoves.
Mos Arrestimi i PRONTO klanit eshte politik dhe i mbrojtur nga kreret politik.
Mos arrestimi i Hashim Thacit per akuzat e Hashim Rexhepit per keqperdorim mafioz te fondeve te bankes qendrore eshte i mbrojtur nga rrjetet qe mbajne ne dore sistemin gjyqesor
Mos Arrestimi i Kadri Veselit per akuzat e Nazim Bllaces eshte mbrojtje e tij nga gjyqesori dhe prokuroria qe eshte nen ndikimin e poltikes.

#Pershtetinkunderkorrupcionitekrimit/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat