Ramush Haradinaj i nervozuar flet pas daljes nga Gjykata

Aktuale

Ramush Haradinaj i nervozuar flet pas daljes nga Gjykata

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 16:19
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para gazetarëve pasi ka dalur nga seanca gjyqësore.

Ai e ka akuzuar Serbinë se po e shfrytëzon anëtarësimin në Interpol për interesa politike, duke e quajtur ekstradimin e tij si abuzim nga ana e shtetit serb.

“Vuçiq ka qenë ndihmës i Sheshelit, Nikoliqi ka udhëhequr formacioni paramilitare, kurse Daçiq ka qenë asistues i Millosheviqit. Atyre nuk ju intereson ligji”, u shpreh Ramush Haradinaj.

Vendimi përfundimtar për rastin e liderit të AAK-së pritet të merret më 2 mars. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat