Thaçi: S'ka kohë të humbet, Kuvendi të merr vendimin për ushtrinë

Aktuale

Thaçi: S'ka kohë të humbet, Kuvendi të merr vendimin për ushtrinë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 20:57
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel ka deklaruar për Televizionin  Publik të Kosovës (RTK) se nuk do të ketë liberalizim  të vziave pa ratifikim të demarkacionit . Ndërkaq, deklaroi se Kuvendi i Kosovës duhet mënejherë të merr vendimin për krijimin e Forcave të Armatosura.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të ruhet agjenda evropiane për Kosovën. Ai tha se ndjehet mirë që përfaqëson qytetarët më pro-evropian, derisa shprehu shqetësimin  për mosrealizimin e vizave.

“BE ka vënë si standard liberalizimin e vizave me ratifikimin e demarkacionit”, tha ai për RTK, derisa fajsoi vetë deputetët e Kuvendit për vonesa të tilla.

“ Mosliberalizimi i vizave është peng i deputetëve që nuk po e votojnë demarkacionin. Pa ratifikim të demarkacionit nuk do të ketë liberalizim të vizave. Qytetarët vazhdojnë të jenë të ndëshkuar për lëvizje të lirë nga mos votimi i deputetëve. Definitishfivsht ratifikimi duhet të ndodhë në të kundërtën do të shtyhet liberalizimi i vizave. Nëse ratifikimi do të ndodhë këtë muaj, atëherë sigurisht menjëherë do të ketë edhe liberalizim, por nëse kjo vonohet edhe 2 -3 vjet, ateherë edhe liberalizimi do të shtyhet edhe për 2 apo tri vjet tjera”, tha ai.

Presidenti Thaçi porositi deputetët e Kuvendit që t’i vëjnë interesat e shtetit para atyre partiake. “Ata që s’po e votojnë demarkaciomnin, ata vet i kanë vizat, por në këtë mënyrë po ndëshkohen qytetarët”, tha ai.

I pari i shtetit, foli edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ai tha se nuk ka kohë që të humbët për këtë çështje dhe sipas tij, Kuvendi i Kosovës menjëherë duhet të marrë vendimin për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Është mirë që sot ka ndodhur diskutimi në Kuvendin e Kosovës për krijimin e ushtrisë, por nuk duhet të politozohet kjo çështje. Por, nevojitet vendimi i Kuvendit për formimin e Forcave të Armatosura. Të shkohet në votim dhe jo polarizim ,dhe kjo çështje ka mundur të pëprfundojë  qysh në vitin 2014, por meqënëse nuk ka ndodhur tash nuk ka kohë të humbet asjë ditë, e lërë më javë apo muaj”, tha Thaçi për RTK.

Sipas tij, janë shterr të gjitha mundësitë për ta bindur Listën Serbe për votim të Ushtrisë së Kosovës. “Për fat të keq ata janë të ndikuar nga Beogradi dhe nuk mund ta presimin disponimin e Serbisë për t’i themeluar Forcat e Armtosura, sepse ata kurrë nuk disponohen për ta formuar Kosova ushtrinë”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Sipas tij, Kosova duhet bëjë përpjekjet e fundit për ta bindur Listën Serbe, por nëse jo, atëherë të shkohet në ndryshime ligjore dhe FSK të ketë mandat dhe mision ushtarak.

Ai ka folur edhe për mbetjen e Haradinajt në Francë, duke përmendur se institucionet e Kosovës kanë bërë atë që kanë mundur të bëjnë, madje tha se kanë bërë maksimalen.”Në anën tjetër janë procedurat e gjykatës franceze ato që janë , por drejtësia do të ngadhnjejë. Në të gjitha takimet që kamë pasur në Bruksel kamë theksuar se duhet bëhet presion më i madh të Serbia nga ana e BE-së që të tërhiqen të gjtiha fletarrestët e lëshuara nga politika e Sllobodan Millosheviqit”, dekalaroi presidenti Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat