Ekskluzive: Si u vra dhe nga kush u vra Mirush Dakaj – Komandant KORBI?

Aktuale

Ekskluzive: Si u vra dhe nga kush u vra Mirush Dakaj – Komandant KORBI?

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:41
Mirush Dakaj – Komandant KORBI me shokët e tij

Bota Sot sjell letrën e Bashkim Dakajt të cilën ia dërgon Hashim Thaçit e nga i cili kërkon drejtësi për vrasjen e vëllaut të tij Mirush Dakajt - Komandant Korbit?

Kush dha urdhër për vrasjen e Mirush Dakajt bashkëluftëtarit të Fehmi Lladrovcit? Kush janë vrasësist e Komandant Korbit? Kur janë dënuar dhe sa janë dënuar vrasësit Tafil e Afrim Ibishi? Pse Adem Demaçi e Ramiz Lladrovci e arsyetuan këtë vrasje duke e quajtur “dezertor Komandant Korbin pasi ai ishte bashkuar me forcat e FARK-ut?”.

Çka shkruan në letrën e tij Bashkim Dakaj, vëllau i Mirush Dakajt – Komandant KORBI-it, dërguar Hashim Thaçit e të cilën e ka siguruar Botasot.

Lexoni të vërtetën e përgjakshme të vrasjes së Mirush Dakajt – Komandant KORBI-it

Image
Mirush Dakaj – Komandant KORBI

Kush është Mirush Dakaj, Komandant KORBI?

Kur ka shpërthyer flaka e luftës, ai la jetën e punën në Gjermani dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paraprakisht kishte marrë pjesë në luftimet në Kroaci ku kishte marrë nofkën Komandant Korbi e më pas ka luftuar edhe në Bosnje e Hercegovinë. Vetëm pak ditë pas masakrës në Prekaz, bashkë më Fehmi Lladrovcin, largohen nga Gjermania dhe futen në Kosovë.

Mirush Dakaj, apo Komandant Korbi përveç se ka një biografi të lavdishme të luftës në Kroaci, Bosnje e Kosovë, ai ka edhe një përfundim të dhimbshëm. Më 11.09.1998 u vra, jo në front me ushtrinë apo policinë serbe por në një pritë të organizuar. Në këtë vrasje pas shpine u plagos edhe vëllau i  tij Nuredin Dakaj dhe Bekim Maloku.

Por vrasja e Komandant Korbit nuk ishte vetëm vrasje fizike. Ai u vra edhe moralisht. U quajt “dezertor”, “tradhëtar që kishte merituar plumbin” me arsyetimin se “…kishte kaluar në krahun e gabuar, të FARK-ut”.

Pas përfundimit të luftës drejtësia e UNMIK-ut arrestoi dhe i dënoi të dyshuarit e kësaj vrasje. Tafil e Afrim Ibishi u dënuan me 8 përkatësisht me 9 vjet burgim. Në ndërkohë Presidenti Sejdiu amniston këta dy vrasës dhe ata sot janë të lirë.

19 vjet pas kësaj vrasje macabre, vëllau Mirush Dakajt, komandant Korbit kërkon drejtësi. Bashkim Dakaj i ka shkruar një letër të hapur presidentit Hashim Thaçi prej të cilit kërkon drjetësi.

Në letrën që ka siguruar Bota sot, të cilën do ta botojmë në dy vazhdime, Bashkim Dakaj, vëllau I Mirush Dakajt- Komandant KORBIT, shkruan:

Letra e Bashkim Dakajt drejtuar Hashim Thaçit 

Unë që po të shkruaj jam Bashkim Dakaj i lindur në Cerovvik komuna Kline. Arsya e kësaj letre të hapur është se unë kam dëshirë të funksionojë dreitësia që më mungon që nga 11 shtatori i vitit 1998. Nuk jam i interesuar për Gjykatën Seciale as për EULEX-in  por po kërkoj dreitësi që kemi sakrifiku me mbarë familien, dreitësinë e Shtetit tim  Kosoves.

Në shtatorin e këtij viti u bënë 19 vite nga rënia e vëllaut tim e dëshmrit Mirush Daka - Korbi. Në pa mundesi për të ardhur në Kosovë për rrethana të mia personale po të dreitohem me këtë letër të hapur nga Gjermania që jam me banim të përhershum që nga viti 1996.

Problemi është ky atentati në mënyrë të organizuar nga dy analfabetë që më 11.09.1998 i bëhet Mirush Dakaj Komandant KORBIT në vendin e quitur Gullbovc. Te dy kriminelët njihen me emër e mbiemër, ata janë Tafil e Afrim Ibishi siç njihen në anën tonë “mahalla e sherrve”.

Kur dhe si iu bashkua UÇK-së, Mirush Dakaj?

Në vitin 1998 Mirushi e merr rrugën për në Kosovë bashkë me Fehmi Lladrovcin dhe grupin që janë në foto. Ishte shumë i lumtur që erdh koha  t’i thomi shkaut stop. Me ardhjen në Kosovë Mirushi ngarkohet që të fillojë organizimin në fshatin Cerovik e rrethin ku edhe merr emrin njesiti KORBI në zonën e Drenicës. Mirush Dakaj Komandant Korbi me njohorit e luftës në Kroaci e Bosnje filluan ti afrohen me dhietra vullnetar.

Por të kthehem të dita e kobshme e  11.09.1998.

Edhe unë si shumë mërgimtarë me trup në Gjermani po me mendie në Kosovë çfarë laimi po marrim në çdo qast. Në emisionin e laimeve qe transmetohej në ata pak minuta në Televizionin satelitor TVSH u dha laimi se sot në mbrëmje s është plagosur rëndë ushtari i UÇK Nuradin Dakaj d.m.th vllau i dytë i joni. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin rast ishte vrarë edhe vëllau tjetër Mirush Dakaj, Komandant Korbi. Por në këtë lajm nuk u përmend emri i Komandnat Korbit për vrasje. Isha i përgaditur se lufta i ka të gjitha pra edhe lajme të tilla dhe e mbajta veten duke u krenuar se kisha tre vllezër  dhe motrën Nakie. Per të marr informata ma shumë solla numrat e disa telefonave që isha në kontakt pr ishte e pa mundur të flas. Unë në ate kohë kam jetuar në Mynih çdo ditë i kam ble  të gjitha gazetat që dilshin në atë kohë,por as një informat për gjendjen e vëllaut tim.

Adem Demaçi më tha: Vëllau yt është dezertor, ka kaluar në FARK dhe e ka meritu vrasjen!

Në mesin e shtatorit filloi ofenziva e madhe e shkive. Duke i kontrollu gazetat ditore me ra në sy një rubrikë që dilte në ate kohë në  Koha Ditore me numer të telefonit dhe me emer të Adem Demaqit. Demaçi në ate kohë ka qenë zëdhënës i UCK. Në atë rubrikë  shkruhej se  muni të kontaktoni për informata të familiarve.

Pas shumë përpjekjesh e morra lidhien dhe u laimëru sekretaria e Demaç. U prezantova dhe ia sqarova brengën që e kam. Ajo mu dreitua që po ta kaloj lidhien me Demaqin. U gëzova pa mas që po flas me një njeri të besushëm. Por menjëherë u zhgënjeva.

Unë fillova të pys  për rastin që kisha ndëgjuar në laime, por Demaqi më thotë se kam ndëgjuar për atë rast dhe si pas informatave që kam ai vllau i yt nuk meriton të quhet Komandant Korbi dhe se i ka tradhëtuar interesat e UÇK dhe të popullit. Demaç më tha se vëllau im qenka si dezertor i UÇK, se ka marr krahun e FARK-ut. U mundova të sqarohem por ai ma mbylli telefonin me atë arrogancën që ka si Demaq. Mu duk se me përbiu toka aq randë më erdh se e pavërteta të vretë me këq se plumbi. Fillova të vuajë moralisht edhe fizikisht, arsya ishte se isha larg vendlindies larg familjes pa pasur mundësi të di a është ndonjë anëtar i familjess gjallë a jo. Me përfundimin e ofensives filluan informacionet por jo edhe ashtu të sakta.

Kah fillimi i tetorit të vitit 1998 erdhi për vizitë të motra  ime që jeton në Landsberg am Lech, Elmi Zekai nga Zvicrra. Elmi Zekën prindërit e mi e dinin si djalin e pestë të tyre se ishte shumë i lidhur me familjen tonë. Me qellim të mirë erdha edhe unë në Landsberg nga Mynihu. Ndejtëm deri vonë duke biseduar për gjendjen në Kosovë në atë kohë.

Ramiz Lladrovci qeshi me mua e më tha: Vëllau i yt e ka meritu plumbin se u kthy nga krahu i gabuar në FARK

Me kërkesë të Elmiut u zgjuam herët se tha po kam deshirë të shkoj në Mynih për ta takuar Ramiz Lladrovcin. Më tha eja edhe ti me mua. Ashtu u bë. U nisëm dhe shkuam në banesë të Ramiz Lladrovcit.  

U prezantova dhe I thashë Ramizit se  u bë mirë që u takuam se nuk kam mundur të kontaktojë me ty në telefon për të shpreh ngushllime per Fehmiun e Xheven. Në ndërkohë e pieta se a ka ka dëgjuar se edhe Komandant Korbi është vrarë. Ramizi e Elmia filluan të qeshin sikur të mos kishte ndodhë asgjë. Ramizi me dreitohet duke më thënë as që kam dashur të komunikojë se ai farë vëllau i yt e ka meritu plumbin se u kthy nga krahu i gabuar në FARK. Edhe Ramizi njëjtë më lëndoi si  Demaqi. Aty ndërhyn edhe Elmi Zeka pa pikë turpi dhe më thotë se edhe vëllau im të kishte vepru ashtu nuk do ta quaja vëlla . Pra kuptova se u bënë tre dëshmitarë se përse e vranë Korbin fizikisht Tafil e Afrim Ibishi emoralisht u munduan ta vrasin edhe Adem Demaçi, Ramiz Lladrovci dhe Elmi Zekai. Filluan të më kuitohen elegjitë e Fan S Nolit kushtuar viganve të popullit Luigj Gurakuqit e Bairam Currit si Zogu i vrau fizikisht e klyshet e tij u munduan t’i vrasin edhe moralisht.

Kërkoj drejtësi, rigjykim për kriminelët Tafil e Afrim Ibishi!

Në emisionin e Milaim Zekes Pa ?Rrotlla e kishte në emision Naim Malokun dhe aty prapë ndërkohë edhe Naimi e thotë me keq ardhie se Komandant Korbi vritet padrejtësisht gjoja si krahu i FARK-ut. Ky emision nëse nuk gaboj mban daten e fillimit të korrikut në vitin 2012.

Prandaj unë në këtë letër të hapur po kërkj nga Hashim Thaçi e  Prokuroria dhe Gjykata e Kosoves të merret me keë rast. Unë dua drejtësi se vrasja e vëllaut tim e komandant Korbit është vrasje e organizuar. Me këtë rast është plagosur vëllau im Nuredin Dkj dhe Bekim Malku.  

Mua si vëlla po më mundon shumë sepse ky rast ka qenë vrasje e organizuar për t’ia humbur vlerat si ushtar i UÇK-së Komandant Korbit edhe mbarë familjes tonë. Se e vërteta është kjo dy kriminelët që kryn vrasjenn, që të dy shkojnë në atë kohë në Kleqkë e nga Kleqka për me i humb gjurmët dërgohen në Dukagjin.

Me përfundimin e luftës ata veshinn uniformën e TMK. Pasi që vertetohet ku janë vrasësit e Mirush Dakajt arrestohen nga UNIKU dhe dënohen me  7 përkatësisht 8 vjet. Më pas ata d të amnistohen nga Presidenti Fatmir Sejdiu.

Prandaj zoti president Hashim Thaçi unë kërkoj nga drejtesia e Kosoves të sqarohet enigma dhe të dalë e vërteta se kush fshihet pas kësaj vrasie? Të akuzohen e të gjykohen përsëri të dy kriminelet Tafil e Afrim Ibishai në baz të ligjeve të Kosoves, të merret Ramiz Lladrovci si i akuzuari për

organizimin e vrasies? Unë dua të di se kënd e pengoi më shumë Komandanti Korbi, paramilitarët serbë apo Ramiz Lladrovcin e Adem Demaçin e Elmi Zekën?  Kush dha urdhër për këtë vrasje?

Unë më pas kam bisedu me Ramiz Lladrovcin dhe ai me ka thënë se gjoja unë jam shtyrë nga ndonjë parti politike për ta njollosur Ramiz Lladrovcin.

Por unë nuk jam përkrahës i asnjë partie politike. Unë jam përkrahës vetëm i dreitesisë.

Pres nga Hashim Thaçi që të dalë në dritë e vërteta e vrasjes së vëllaut tim Mirush Dakajt, Komandant Korbit!

Me respekt

Bashkim Dakaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat