Gecaj – Gjuriqit: E vetmja ushtri e rrezikshme është ajo e Serbisë

Aktuale

Gecaj – Gjuriqit: E vetmja ushtri e rrezikshme është ajo e Serbisë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 13:07
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook iu është kundërpërgjigjur drejtorit të të ashtuqujaturës Zyre serbe për Kosovën Marko Gjuriq i cili e ka cilësuar ”si të  rrezikshme përpjekjen e Kosovës për ta formuar ushtrinë”.

“Tanimë koha ka provuar se e vetmja ushtri e rrezikshme në rajon z. Gjuriq është ajo e Serbisë. Ushtria e Kosovës do t’i përkasë të gjithë qytetarëve të saj dhe, për dallim nga praktikat e së kaluarës e ushtrisë së Serbisë, do të ketë kryekëput karakter mbrojtës”.

” Prandaj, askush nuk ka nevojë të frikohet nga një ushtri e tillë, ushtri e cila gjithsesi se do të themelohet, por që do të funksionoi sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare, e të aplikuara nga shtetet mike e demokratike të NATO-s”, ka shkruar Gecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat