Thaçi nis pajtimin

Aktuale

Thaçi nis pajtimin

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 20:18
Takimi niciues për Themelimin e Komisionit për të vërtetën dhe Pajtim

Të hënën ndërtesa e Qeverisë  u rezervua për ta prezantuar iniciativën e më të re të presidentit Hashim Thaçi.

Shefi i shtetit e nisi takimin iniciues për Themelimin e Komisionit për të vërtetën dhe Pajtim.

Kjo e gjitha në raport kryesisht me Serbinë me të cilën Kosova e bëri luftën e fundit.

Si nisje Thaçi, e bëri të qartë se Komisioni që po vjen, assesi nuk është zëvendësim i organeve të drejtësisë që duhet ta kryejnë punën e tyre, për gjitha krimet që u bënë.

Duke, shpjeguar se plagët e luftës nuk janë shëruar, as tani 18 vjet pas përfundimit të saj, Thaçi e quan iniciativën e tij si shembull që duhet përkrahur.

Kosova, është ndër vendet e rralla në Ballkanin e pas luftës që bënë hapa konkret për vënien e themeleve për Komisionin i cili do e kërkoi të vërtetën dhe pajtimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat