Albin Kurti: Nuk gjej arsye për të festuar pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Albin Kurti: Nuk gjej arsye për të festuar pavarësinë e Kosovës

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 21:37
Albin Kurti në emisionin televiziv Top Show

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Ish lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, i ftuar në studion e Top Show, ka pohuar se Pavarësia Kosovës i ka ardhur pikërisht nga protestat e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosje. Përballë gazetarit Alban Dudushi, ai ka deklaruar ishtë pikërisht ky manifestim masiv që i ndryshoi mendjen ndërkombëtarëve dhe vetë Ahtisaarit se Kosovës nuk mund t’i jepej një pavarësi e cunguar, ndonëse edhe pse pas 9 vitesh ai ende nuk gjen arsye për të festuar.

Në një rrëfim pa dorashka, Albin Kurti, ka folur edhe për marrëdhëniet e tensionura të Vetëvendosje me Ambasadën Amerikane dhe as nuk i ka kursyer akuzat ndaj ndërkombëtarëve në Kosovë që sipas tij, bëjnë në Prishtinë atë që nuk e bëjnë dot në vendet e tyre. E Në kët situatë, Kurti është i bindur se disa politikanëve të Kosovës, iu pëlqen Amerika e Al Capone-s dhe i thonë të bardhës të zezë vetëm se ua kërkon ambasadori i USA.

Albin Kurti tashmë është gati që të futet brenda në godinën e qevrisë së Kosovës, madje ai i rrëfeu gazetarit Alban Dudushi, se për herë të parë këtë vit, sondazhet e ndërkombëtarëve e nxjerin Vetëvendosjen partinë e parë. Kurti flet edhe për kualicionet e mundshme që ai mund të krijojë.

Sipas tij Kosova dhe Shqipëria duhen të bashkohen, ndërsa kërkon që të investohet më shumë tek ushtria për sa kohë që fqinjët tanë mund të përfitojnë nga dobësia jonë.

Deputeti i Vetëvendosje Albin Kurti ka rrëfyer edhe se me cilat parti shqiptare në rajon ndihet më afër, vezët që u hodhën mbi kryeministrin Rama nga aktivistët e Vëtëvendosje, por edhe rajonin e trazuar ballkanik.

Për një gjë ai është i sigurtë: Tirana zyrtare nuk mund ta shohë kurrë si aleat Beogradin, pasi ai ëhstë armiku i pëbetuar i shqiptarëve, por duhet të bashkohet në të njëtin front me Prishtinën!

Alban Dudushi: Vjet ju nuk ia uruat pavarësinë Kosovës, do ia uroni këtë vit?

Albin Kurti: Kosova nuk ka fituar substancë të pavarësisë, vazhdon të mbetet vendi me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në evropë, ndërkohë që nuk e kemi bashkuar Mitrovicën dhe nuk po lejohet bashkimi i ushtrisë në Kosovë  që do të mundësonte edhe integritetion territorial.

Metodat e reja që po ndjek Serbia ndaj Kosovës

Alban Dudushi: Ishit ju që në 2014 bojkutuan nisëm për krijimin e ushtrisë?

Kushtëzimi i listës serbe është një çmim shumë i lartë për të thenë që kemi një ushtri. Ushtria nuk bëhet me Beogradin. Të tillë e ka edhe Bosnja, mirëpo Bosnja poi  hyre brenda i sheh nja tre shtete të tjera ! Treni “Kosova është Serbi” u ndal në Rashkë, por ka një tren tjetër që vjen dy herë në  ditë prej Krajlevës dhe nuk do të ndalet dhe ai është “Kosova do të bëhet Bosnje” . pra Serbia ka kaluar nga ideja e riokupimit të Kosovës, në idenë e bosnjëzimin e Kosovës dhe fatkeqësissht nuk mund të them që është e pasukseshme.

Alban Dudushi: Ku për shembull? Ku ka qenë e suksesshme?

Albin Kurti: Ka qenë e sukseshme në operatorin e tretë të telefonisë mobile, në operatorin e tretë të energjisë në Kosovë. Ka qenë e sukseshme në sistemin edrejtësisë dhe kontretisht në regjhionin e Mitrovicës gjykatësi ëhstë detyrimisht serb. Shqiptarët sipas rastit mund ti qëllojë gjykatësi ose shqiptar ose serb, por serbët e kanë gjykatësin detyrimisht serb a thua se të qenit serb është kategori profesionale jokombëtare. Po ashtu kanë pasur sukses në faktin që Kosova mbetet në decentarlizimin mbi baza etnike e ndarë për së brendshmi, ku serbët u ndanë prej nesh në 10 komuna dhe tash duan të bashkohen kundër nesh në atë që e kemi qujatur asosacioni i komunave me shumicë serb, por më e drejtë është të quhen Zajednica.

Alban Dudushi:  Asosociani, në një këndvështim tjetër, do t’i bënte serbët të ishin më të hapur ndaj republikës së Kosovës, por ju duke i mbajtur larg, praktikisht poi a lini Beogradit ata?

Albin Kurti: Mund tu japësh serbëve të Kosovës çfarëdolloj asosacioni, por kurrë Beogradi nuk do ta konsisderojë një gjë të tillë që është rezultat i bujarisë shqiptare, por i kokëfortësisë së tyre. Ata gjithmonë do të thonë: e shihni, dhuna jonë me strukturat paralele tonat dha këto rezultate.  Asnjëherë nuk do të thonë që shqiptarët janë zemërgjerë.  Serbët thonë: Cka është e jona, është e jona, cka është e juaja është e negociushme dhe vazhdimisht e kanë ndjekur një politikë të tillë. Politikanët shqiptarë kanë qenë nga njëherë naiv, nganjëherë  moskokëçarës dhe shpeshherë të korruptuar dhe të shantazhuar dhe na kanë sjellë në një situatë ku 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk po mund të festojmë siç duhet.

Protestat e Vëtvendosje sollën Pavarësinë

Alban Dudushi: Ju nuk po mund të festoni si duhet shpalljen e pavarësisë, por keni 10 vjetorin kundër pakos së Ahtissarit. Në këto 10 vjet keni ndryshuar qëndrim ndaj pakos së ahtisaarit, apo jeni njësoj refuzues?

Pakoja e Ahtisaarit nuk ka ndryshuar, ndaj edhe ne skemi përse ndryshojmë qëndrim. Pakoja e Ahtisaarit ka aderuar në Prishtinë në 2 shkurt të vitit 2007, në 10 shkurt 2007 ne mbajmë një demonstratë të fuqishme, shkrepën 232 plumba nga policët rumunë, polakë e ukrahinas mbi trupat e protestuesve . Arben Xheladini dhe Mon Balaj, shumë të tjerë janë ende me pasoja. Disa javë më pas e dërgon një shtesë Ahtisaari  te sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ku thotë se Kosovës duhet ti jepet pavarësia e mbikqyrur. Fjala Pavarësi nuk figuron kurrkun në paketën e Ahtisaarit, por kur e panë që ka një kyengritje të vërtetë të popullit shqiptarë është shumë e madhe, dhe Ahtisaari solli mandej edhe një letër shtesë për pavarësinë e mbikqyrur. Është pikërisht kjo lëvizje e mbarë popullit jo vetëm e Vetëvendosjes me ç’rast e bëri të mendojë edhe Ahtisaarin.

Alban Dudushi:  Ju po thonbi që ajo lëvizje e vitit 2007, ishte praktikisht ajo që solli më pas Pavarësisnë? Që bëri të ndryshojnë mendje ndërkombëtarët?

Albin Kurti: ishin dy lëvizje të fuqishme, ajo më 10 shkurt dhe tjetra në 3 mars 2007, që e bënë opinionin public ndërkombëtar, por pasaçërisht diplomatët ndërkombëtarë që ta rimendojnë se mbase janë duke e privilegjuar së tepërmi Serbinë e bërë një padrejtësi të radhës  Kosovës.

Nëse ju thoni që pritën të shikonin protestat dhe pastaj të bindeshin për pavarësinë, kjo duketr si improvizim? Ndërkohë që nga viti 1999 të gjithë, p;ërfshi nedhe sertbët, në kosheicën e tyre  mendonin Kosovën një etnitet të pavarurt nga Serbia….

E mendonin, por nuk e thonin! Edhe ndërkombëtarët thonion standardet para statusit. Fjalën pavarësi për herë të parë thuhet disa javë pas këtyre protestave.

Pakoja e Ahtisaarit ishte paraprirëse e pavarësisë së Kosovës, këtë meritë ia njihni?

Pakoja e Ahtisaarit u mendua nga politikanët e atëhershëm është një koncension i Serbisë për pavarësinë që ajo na e njeh neve, dhje këtu u bvë gabimi. Se ne e shpallëm pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia i mori elementët përbërëse të pakos së Ahtisaarit,  por e refuzoi pakon e Ahtisaarit si ambalazh dhe vazhdoi te mos na e njihte pavarësinë. Nuk kishte pse pakoja e Ahtisaarit t’i mbivendosej pavarësisë sonë, përderisa Serbia nuk e njihte pavarësinë. Në këtë mënyrë ne e kemi pranuar një lloj Serbie brenda Kosovës, në kushtet kur Serbia nuk e pranonte Kosovën jashtë Serbisë.

Ndërkombëtarët në Kosovë

Një nga pikat që ju renditni si padrejtësisë e Paskos së Ahtisaarit është edhe ”betonimi i sundimit ndërkombëtar”?

Për shkak se pas shpalljes së Pavarësisë, u zëvendësuan Kombet e Bashkuara me Bashkimin Evropian, UMNIK me EULEX dhe që të gjitha ata kanë imunitet prej ndjekjes penale në Kosovë, bashkë me familjet e tyre.  Nuk i japin llogari as iunsitucioneve dhe as popullit të Kosovës, nuk e njohin pavarësinë se bashkimi Evropian operon me konsensus. Protektorat i tillë ndërkombëtar është mbrojtës i elitës nga populli dhe jo anasjelltas dhe një betonim i tillë i faktorit ndërkombëtar, si sundimtar që e kanë fjalën e fundit për çdoherë për gjithçka, e bëri  Kosovën një vend jodemokratik, ku korrupsioni i politikanëve të lirohet për shkak të dëgjueshmërisë së tyre ndaj ndërkombëtarëve.

 Por në fakt kjo lloj mbikqyrje, sihte edhe një lloj garancie për pavarësisnë e Kosovës?

Ne jemi shumë mirënjohës dhe falenderues ndaj SHBA dhe BE, por çmimin më të lartë e kanë paguar vetë shqiptarët. KFOR ëhstë ai së cilit i frikësohet Serbia, ndërkaq burokratët ndërkombëtarë, prokurorët, gjykatësit, policët, të cilët asnjëherë nuk i marrin peshkaqenët e mëdhenj të korrupsionit, por vetëm sardelet e vogla, ata nuk është se ua kemi parë hajrin. Ata shpenzojnë rreth 1 milionë euro në ditë, për rezultate që mungojnë.

Më mirë të na sjellin profesorëë nga Sorbona, që të na mbështesin universitetin e Prishtinës se sa të na sjellin gjeneralë të pensionuar sic është rasti i Yves De Kermabon, i cili vinte në krye të Eulex , e më herët kishte ndihmuar në rrëzimin e regjimeve demokratike në Afrikë. Pra më mirë të na sjellin ekspertë, se sa njerëz me imunitet nga ligji që në Kosovë bëjnë gjëra që nuk i bëjnë dot në shtetet e tyre.

Imagjinoni një plan sikur ndërkombëtarët të heqin dorë nga Kosova?

Ne nuk kemi nevojë për tutelë, por për ndihmë. Jemi mirënjohës, por nëse besojmë në Republike dhe në demokraci, duhet të kishim ndihmë dhe jo tutelë. Faktorët ndërkombëtarë, aty kun a kanë ndihmuar nuk ëhstë se nuk jemi të brishtë. Përkundrazi.  Sistemin e drejtësisë na kanë ndihmuar më së shumti, por aty jemi më të brishtë. Në kosovë nuk sistem drejtësie.

A e ndjeni ju veten fajtorë që qytetarët e Kosovës nuk kanë përfituar ende nga liberalizimi i vizave?

Le të na thotë BE që keni përmbushur kushtin e korrupsionit, dhe ka mbetur vetëm kjo. Pastaj nuk është e drejtë që Malit të Zit ë mos vihet kusht për demarkacionin, ndërsa ne po. Pastaj unë nuk kam problem me demarkacionin, pork y është kufi i ri. Ne humbin 8 mijë hektarë.  Ne nuk kemi tokë të falur, në atë pjesë të dhënë ne kemi betejat e UÇK-së, ne kemi ushtarë të rënë aty.

Ju po flisni për një vend që është në bllokun e aleatëve?

Qëndrim për këtë demarkacion të diskutueshëm, insistim më shumë bënë qeveria e Kosovës se vetë Mali i Zi. Është absurde. Ne problemin e vërtetë me këtë çështje e kemi me qeverinë e Kosovës, jo Malin e Zi.

Marrëdhëniet me SHBA

Sa i përket ndërkombëtarëve, ata kanë qenë kritik ndaj jush, por edhe ju ndaj atyre?

Ambasadorët e SHBA në përgjithësi kanë qenë më skeptikët, ndaj jush, dhe ndaj Vetëvendosje?Albin Kurti: Në vitet 2008-2009 nuk më dhanë vizë për në amerikë, në vitin 2013 ma dhanë dhe isha edhe në 2013 edhe në 2014 në Amerikë. Ngadalë por sigurtë ka filluar ndryshimi i qasjes ndaj lëvizjes Vetëvendosje! Unë nuk imagjinoj një Kosovë pa ndërkombëatrët, por çështja është: çfarë raporti me ndërkombëtarët? Unë besoj në partneritet.

Por keni qenë në armiqësi?

Jo ne jemi kritik ndaj sia misioneve ndërkombëtare në Kosovë, ata kanë qenë kritikë ndaj disa aksioneve tona. Por unë mendoj se kritika është motori i këtij procesi. Ne nuk armiqësohemi me SHBA dhe BE, por ne të bardhës i themi të bardhë dhe të zezës i themi të zezë. Mund të shqiptarë në institucionet e Kosovës që të bardhës i thonë të zezë se kështu thotë ambasadori i SHBA, por ne nuk jemi të tillë…

Ama ambasadorët nuk flasin në fjalën e tyre edhe në politikë, ata flasin në emër të Shtëpisë së Bardhë?

Po edhe në Shtetet e Bashkuara të Maerikës mund të themi që historikisht nuk ekziston vetëm nëj Amerikë. Është amerika e Rusvelt, është amerika e Kenedit, është amerika e Martin Luter King,  është edhe amerika e Al Capone. Shumë politikanë shqiptarë që i kemi në kosovë iu pëlqen kjo amerika e dytë.

 Ama ambasadoret nuk janë të Al Capone?

Ambasadorët nuk janë të Sal capone, por bisedojnë me qeverinë, edhe ne pot ë ishim në qeveri do të bisedonin me ne!

Problem është se duke u sjellë në këtë mënyrë nuk ju shikojnë ndonjëherë në qeveri?

Më herët kemi thënë ngadalë por sigurtë, tani themi shumë më shpejt por sigurtë. Po ndryshon gjendja në Kosovë.

Zgjedjet, vëtvendosje parti e parë

Po bëheni gati për të ardh në pushtet?

PO! Kualicioni qeverisës, i dy partive historikisht të mëdha, por ji aktualisht, PDK dhe LDK,  është bërë si një qiri që po digjet nga të dy skajet. Dhe fitimtarja kryesore po del “Vetëvendosje”.  Sipas sondazheve të ndërkombëtarëve dhe agjencitë, për herë të parë në këtë vit ne dalim si subjekti i parë në Kosovë. Në vitin e kaluar kemi qenë rregullisht subjekti i dytë, me pak përqind pas PDk-së dhe gjithnjë para LDk-së dhe tashmë jemi subjekti i parë. Kjo nuk ka t bëjë vetëm me aspektin elektoreal, por edhe me protestat tona.

 Me kë do të qeverisni?

Albin Kurti: është vendimtare që ne të dalim subject i parë, dhe pasi të dalim subject i parë nev automatikisht na takon kryetari i kuvendit dhe nominimi për kryeministër. Është vështirë që ti marrësh mbi 51% në Kosovë, për të mos thënë e pamundur. Varësisht nga platform jonë qeverisëse ne do të fillonim bisedimet  me të tjerët.

Qe do te thote…?

Albin Kurti:  Ka mundësi të krijojmë edhe ndonjë kualicion parazgjedhor, por është tepër herët të flas…

Alban Dudushi: Në opozitë keni disa parti që i keni afër, nuk i shikoni si aleatë?

Albin Kurti: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në fakt jemi përjashtuar ne, por kemi pasur një bashkëpunim të mirë në të kaluarën, por të shohim se çfarë do të bëjmë edhe nëtë ardhmen, pasi ka mundësi që aksioni ynë në kuvendin e Kosovës do të riaktivizohet për shkak se duan  të ringjallin zajednicën. Është edhe Nisma aty, ka edhe një parti tjetër: Aleanca për Kosovën e Re, por duhet ta mendojmë këtë gjë dhe të krijojmë një front të përbashkët kundër kapjes së shtetit.  Për ne e rëndësishme është që nga zgjedhjet e reja Vetëvendosje të dalë si subjekt i parë, por unë uroj me një kualicion paraprak parazgjedhor…

Alban Dudushi:  A jeni gati për të qeverisur?

Albin Kurti: Padyshim! E kemi dëshmuar edhe në komunën e Prishtinës, por edhe me punën tonë në Parlament, por edhe me faktin që Lëvizja Vetëvendosje ka alternativë qeverisëse. Të tjerëty kanë premtime elektorale.  Ne kemi plan të detajuar se si do të dukej Kosova e re.

Alban Dudushi: Është viti i katërt që ju keni komunën e Prishtinës. E para këtru nuk ka lëvizur ndonjë gjë e madhe, ka mungesë investimesh apo gjallërie në qytet. Nuk funksionon shërbimi urban dhe ndërsa Zoti Ahmeti ankohet se qeveria nuk e ndihmon me fonde, në fakt Prishtina ka sufiçit parash nga buxheti i saj që mbetetn të papërdorura. A është kjo mungesë aftësie në menaxhim?

Albin Kurti: Autobuzët e rinj do fillojnë këtë muaj, ndërtimet pa leje janë ndalur, është kthyer rregullsia në institucione dhe në qytet, në shkollat fillore ka kontroll falas shëndetësor dhe nga një vakt falas.Nuk ka sufiçit nga viti në vit, por kanë mbetur më herët dhe po shpenzohen. Është çështje javësh që të rregullohet dhe uji i pijshëm, 24 orë në Prishtinë dhe askush nuk m,und të thotë asgjë për korrupsion.  Gjithmonë kanë dyshuar dhe na kanë thënë se hajt se kur të shkoni edhe ju në qeverisje ashtu do bëni, por pas tre vjetësh e gjysëm nuk ka korrupsion.

Bashkim Kombëtar

Alban Dudushi:  Jeni për bashkimin kombëtar ende? Flas si një parti që synoni qeverisjen?

Albin Kurti:  Ne besojmë se Kosova duhet ta ketë të drejtën që të bashkohet me Shqipërinë.

Alban Dudushi: Si mund të ndodhë ky bashkim?

Albin Kurti: Këtu në rajon duhet të bashkohemi duke me njëri-tjetrin duke krijuar mekanizma të përbashkët,  dhe këtu e kam fjalën jo vetëm për mbledhje të përbashkëta qeverie që vulosim marrëveshje të ndryshme bilaterale si palë të ndryshme, por mekanizma të përbashkëta. Ta zëmë” përse të mos e bëjmë një akademi të përbashkët të arteve dhe Shkencave? Përse të mos e bëjmë një regjistër të përbashkët të biznesit? Përse të mos bëjmë një bashkësi të përbashkët islame? Ne mund të bëjmë një mori mekanizmash të tillë, me ç’rast institucionalizohet përfytyrimi ynë i përbashkët si një komb. Dhe unë jam i bindur që po t bëhej një referendum në Kosovë dhe Shqipëri rezultati do të ishte për bashkim.

Alban Dudushi: Në kosovë u ringjall sërish  ideja e shkëmbimit të territoreve, ju jeni për shkëmbim territoresh?

Albin Kurti: Unë nuk jam për shkëmbim territoresh të Veriut të Kosovës mePreshevën,  Medgjevën e Bujanovcin edhe për shkak se shqiptarët janë autoktonë në të dy këto vende, por edhe sepse Serbia dëshiron që ne të kërkojmë pikërisht këtë shkëmbim. Pasi në momentin që ti artikulon një gjë të tillë, i bie që hoqë dore nga Veriu, ndërkohë që Luginën Serbia nuk ta jep. Është pak si teoria e Lojës: gabon ai që e kërkon i pari.

Marrëdhënia me Serbinë

Alban Dudushi:  A do ju zbusë pushteti në lidhje me marrëveshjen me Serbinë?

Albin Kurti: Aktuaslisht dialogu me Serbinë zhvillohet sipas kushteve të Serbisë. Kjo do të thotë që ti ke kapitulluar pa filluar betejën. Kosova në Bruksel është më shumë temë se palë dhe kur je ksaq shumë temë , nuk mund të jesh palë.  Por çfarë ëhstë inters i Serbisë ka edhe marrëveshje dhe një asimetri i tillë qysh në start natyrisht që nuk do të sjellë rezultate të dobishme.

Alban Dudushi: Ju besoni që do të ndërroni dhe qasjen se si do i shkoni dialogut me Serbinë?

Albin Kurti: Kosova dhe serbia nuk janë shtet normale , të dyja janë abnormal. Kosova nuk ëhstë normale se nuk ka ushtri , ka Mitrovicë të ndarë e integritet në OKB, ndërkohë Serbia nuk është shtet normal pasi nuk është ballafaquar me krimet e saja, ajo është pjellë e gjenocidit. Normalizimi i dy shteteve abnormale, e shton abnormalitetin.  Shqiptarët janë e vërteta e Serbisë, ata nuk duhet të heshtin. Paqja dhe stabiliteti afatgjatë në Ballkan varet nga ndryshimi nqë duhet të përjetojë, por nuk po e përjeton, Serbia!

Alban Dudushi: Si e shikoni nismën e presidentit për komisionin e së vërtetës dhe të pajtimit?

Albin Kurti: Pa e pranuar serbia Kosovën, pa kërkuar serbia falje ne nuk mund të bëjmë komisione të së vërtetës e të pajtimit.  Sepse Mustafa e Thaçi në njërën anë dhe Vuçiç e Muçiç në anën tjetër, paradoksalisht pajtohen për vlerat e nuk pajtohen për faktet. Serbia thotë s’kemi bërë  krime në Kosovë, e kështu nuk mund të ketë pajtim. Dhe më kryesorja pajtimin e kërkon xhelati, jo viktima.

Marrëdhëniet me partitë shqiptare në Maqedoni, Ps-në dhe vezët që u hodhën nga aktivistë të vetëvendosjes mbi ramën

Alban Dudushi: Cilët janë partitë shqiptare në rajon me të cilët jeni afër politikisht?

Albin Kurti: Në maqedoni shqiptarët janë të shtypur dhe natyrisht atje shqipatërt janë për bashkim më shumë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.  Nuk ëhstë se kemi ndonjë marrëdhënie speciale me një forcë, por u bë shumë mirë që Gruevski nuk arriti që të formojë qeverinë.  Ai e ka bërë puçin brenda VMRO-së duke e ndërruar orientimin ngfa pro bullgar në proserb në vitin 2006.

Alban Dudushi:  A jeni ju mbështetës dhe këshillues i lëvizjes “Besa”?

Albin Kurti: Ne kemi pasur kontakte me ta, po ashtu edhe me Lëvizjen e PDSH të Zijadin Selës, kemi takuar edhe Ali Ahmetin e Menduh Thaçin… Nuk mund të thuhet që Vetëvendosje ka një partnmer të veçantë në Maqedoni.

Alban Dudushi:  A i shikoni më afër jush “Besë-n”, në mënyrën se si ata po sillen politikisht?

Albin Kurti: Unë besoj se është shumë e rëndësishme që atje të ndodhë demokratizimi, por mbi të gjitha faktorizimi i shqiptarëve. Ta shjohim se si do të shkojë kjo lëvizje.  Në shqipëri kemi aleatin krryesor Kushtetutën e Shqipërisë.

Alban Dudushi:  Po flasim për partitë?

Albin kurti: ne kemi komunikim me të gjitha partitë, por për shkak të dimensionit tonë social-demokrat kemi pasur bashkëpunim më të afërt me partinë socialistë të Shqipërisë.

Alban Dududshi: Me gjithë këtë lloj afërsie e juaja me Ramën, paradokalisht, iu shpërblye me vezë, pasi ishin mbështetës tuaj ata që e qëlluan me vezë?

Albin Kurti: Marrëdhnëia që ne kemi me PS-në nuk do të thotë që edhe ne nuk kritikohemi. Unë besoj që aksioni civil është dëshmi e një vitaliteti të popullit. Për bindjen time me kalimin e viteve, është rritur pluralizmi, mbase demokracia jo aq shumë sa pluralizmi, por ajo që është e rëndësishme është të zvogëlohet pabarazia. Unë besoj që në nuk do të duhej të privatizohej në mënyrë të verbër e të egër, sepse privatizimi është pikëriusht ai që në shoqëritë në Tranzicion e ka bërë kalimin e kapitalit në pronë dhe jo anasjelltas dhe në këtë mënyrë nuk e ka ndihmuar shoqërinë.  Skemi pse importojmë çdo gjë nga vendet e largëta.

Rajoni pas fitores së Trump, ushtria shqiptare ka vetëm uniforma nuk ka armë

Alban Dudushi:  Të flasim pak për rajonin…Ka vëzhgime se rajonit po i vërtitet një rrezik i ri. Keni një koment?

Albin Kurti:  Në rajonin e paintegruar me këto gjashtë  shtete, kemi një rajon ku asnjëri shtet nuk e di ku fillon e ku përfundon. Pra janë kufijtë nuk janë përcaktuar. Përveç kësaj këto 6 shtete kanë katër superfuqi p[ërsipër: SHBA, Gjermania, Rusia dhe Turqia. Gjashtë shtete dhe 4 superfuqi u nënshtrohen disa dinamikave dhe bëjnë që ky rajon i yni të jetë edhe në udhëkryq kohor, edhe në udhëkryq hapsinor. Fitorja e Trump ka ndryshuar shumëçka, mbetet për t’u parë nëse do ndryshojë gjithçka.  Marrëveshjet e këqia janë ata që shkaktojnë luftë, jo marrëdhëniet e tensionura apo mosmarrëveshjet. Ka nevojë për një aleancë ballkanike: me Kroacinë, Bosnjen, posaçërisht me sarajevën, natyrisht përjashtuar Serbinë, por edhe me Bullgarinë .  Me Maqedoninë kemi marrëdhënie, por nuk mund të themi se kemi aleancë…

Duhet të rrisim kapacitetet tona ushtarake duhet ti rrisim. Për këtë vit Serbia ka dhënë 300 milionë euro të ndara për armatim të ri, dhe 500 mln euro e ka buxhetin vjetor për ushtrinë. Shqipëria e ka 1/5 e kësaj, Kosova e ka 1/10 e kësaj shume. Ekonominë tonë nuk duhet ta zhvillojmë vetëm në raport me popullsinë por edhe në raport me fqinjët tonë.  Aq më tepr kur disa prej tyre janë armiqësorë.

Alban Dudushi:  Po më thua që duhet të bëhemi gati edhepër luftë, ndryshe për çfarë do të duhej ushtria?

Albin Kurti: Ushtria do duhej për paqe. Kur nuk ke ushtri e ke luftën afër. Dobësia jonë bëhet magnet për ambiciet e kundërshtarit.

 Ushtria e Shqipërisë qesharake

Është për të ardhur mirë që Shqipëria hyri në Nato si territor, por është për të ardhur keq që nuk hyri si ushtri. Unë kam qenë në paradën e ushtrisë shqiptare në Nëntor 2012, të them të drejtën prisja një paradë ushtarake me raketa, me artileri, me armatim të rëndë e çfarë pashë ishin 12 lloje të uniformave, me automatik sikur rojhet e bankave, thua se ishte një sfilatë mode “Milano fashion week” me uniforma të ndryshme. Shumë të bukura ishin uniformat, por unë besoj se shqiptarët duhet të kenë një ushtri, që të mos jetë më e forta në Ballkan, por të jetë e tillë që fqinjët grabitqarë dhe djallëzorë të mendohen dy herë përpara se të mësyjnë.

Alban Dudushi:  Folët për aleancë ballkanike por harruat Turqinë?

Albin Kurti: Turqia është një nga katër superfuqitë mbi rajonin e Ballkanit dhe më të duhet të bashkëpunojmë në aspektin ushtarak dhe ekonomik.  Ka vend për të bashkëpunuar edhe sa i përket arkivave të Stambopllit edhe sa i përket dokumentacionit që të bëhet dekonolizimi i Kosovës,. Ne kemi shpall Pavarësinë pa vetëvendosje dhe nuk kemi  dekonolizim. Me dokumentet e Serbisë, një pjesë e madhe e tokës në Kosovë del tokë e Kishës Ortodokse Serbe., por në arkivat e Stambollit është e vërteta që edhe para më shumë se një shekull shumica dërrmuese në Kosovë ishin shqiptarë. Regjistrimi i perandorisë osmane i vitit 1912, është i jashtëzakonshëm për shqiptarët.

 Serbinë dhe marrëdhënien Rama- Vuçiç

Alban Dudushi:  Po i ndjek besoj zhvillimet në Serbi, po përgatiten për zgjedhje?

Albin Kurti: Serbia është e ndarë, ka një skizofreni të brendshme që ka rrënjë historike. Serbia ka pësuar një lloj hegjemonizmi të brendshëm, që tash reflektohet në hegjemonizim të jashtëm. Vuçici shtiret kinse është me Perëndimin, ndërsa Nikoliç bashkë me Sheshel qartazi janë me Rusinë. Nuk kanë vendosur se kush do të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje parlamentare . Dikur Titoja gënjënte duke mashtruar edhe Perëndimin edhe Lindjen, sot Serbia i ka ndarë rolet. Vuçiç pro Gjermanisë, Nikolic pro Rusisë, por mendoj që ndarja e roleve është një farsë e serbisë që mund të kthehet në tragjedi për fqinjët e saj por edhe atë vetë.

Alban Dudushi:  Duket se nuk iu ka pëlqyer edhe ai intesitet marrëdhëniesh mes Ramës e Vuçiç?

Albin Kurti: Vuçiç i ka marrëdhëniet e përkeqësuara edhe me Sarajevën edhe me Zagrebin.  Nuk i ka marrëdhëniet e mira as me Sofjen e as me Podgoricën, prandaj Tirana zyrtare duhet të tregohet e kujdesshme sepse keqpërdoret nga vuçici për t’u dukur mirë në Evropë. Ai thotë kur shqiptarët, viktimat e mia, janë kaq të sjellshëm me mua ç’keni ju evropianët?

Deklaratët e Ramës në Beograd në takimin e parë ishin shumë të mirfa, por monë ose pati përsëritje të tyre në një vcersion më të vakët, ose nuk pati një avancim të mëtejshëm. Unë besoj se Tirana zyrtare duhet të avancojë me Sarajevën dhe Zagrebin, Sofjen e Podgoricën, sigurisht edhe me Kosovën sepse Vuçiç nuk mund të jetë kurrë një partner dhe aleat. Ai do të vazhdojë të mbetet një armik i popullit shqiptar jo vetëm për shkak të kaluarës së tij, por edhe për shkak se ai nuk mund ta imagjinojë barazinë me kombin shqiptar. Populli serb nuk është secili pjesëtar prej tyre është kundër shqiptarëve, por trekëndëshi Kisha Ortodokse Serbe – Akademia e Shkencave dhe Arteve- Aparati Ushtarak i tyre një trekëndësh i Bermudeve për çfarëdo korrektësie e parimsie të shqiptarëve.

Alban Dudushi:  Kur do të ketë arsye për të festuar Kosova?

Albin Kurti: Kosova ka nevojë për një Republikë të re dhe ka shancin e parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që uroj të jenë sa më parë, por gjithnjë në koordinim me Shqipërinë.

Alban Dudushi:  Uroni më shumë pranverën për zgjedhjet e ardhshme, apo vjeshtën?

Albin Kurti: Pranvera është më e bukur se Vjeshta, por megjithatë vjeshta është më e mirë se ndonjë pranverë e Vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat