Britania mbështet shëndetësinë e Kosovës

Aktuale

Britania mbështet shëndetësinë e Kosovës

Nga: B.S Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:04
Ministri Rrahmani me deputetë të Dhomës së Përfaqësueseve dhe Dhomës së Lordëve të Parlamentit të Britanisë së Madhe

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka pritur sot në takim deputetë të Dhomës së Përfaqësueseve dhe Dhomës së Lordëve të Parlamentit të Britanisë së Madhe,  me të cilët bisedoi për shëndetësinë.

Rrahmani njoftoi deputetët me sistemin shëndetësorë të Kosovës, me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në kuadër të reformës së shëndetësisë, bashkëpunimin e mirë me organizatat ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë dhe mbështetjen e fuqishme të tyre në këtë aspekt si dhe për përgatitjet përfundimtare që po bëhen nga MSH, për fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore.

Ai tha se “Minsitria e Shëndetësisë është mirënjohëse për akreditimin e Programit Specialistik të Mjekësisë Familjare të Kosovës nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm i Britanisë së Madhe (MRCGP), i cili është promotori i mbikëqyrjes së këtij programi dhe i cili është i vetmi i njohur ndërkombëtarisht”.

Deputetët shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur Kosovën në fushën e shëndetësisë në format e mundshme të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat