Shqiptarët në Francë protestojnë për lirimin e Haradinajt

Aktuale

Shqiptarët në Francë protestojnë për lirimin e Haradinajt

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 10:36
Ramush Haradinaj

Në Kolmar të Francës sot do të protestohet për lirimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt, liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Protesta do të mbahet në ora 12:00, sipas njoftimit të organizatorëve.

“Meqenëse autoritetet e Republikës së Francës nuk sollën vendimin e drejtë dhe të shumëpritur nga populli shqiptar për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të Ramush Haradinajt, Këshilli Organizativ për lirimin e Ramush Haradinajt fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare shqiptarët janë një”.

“Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se jemi një”.

Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Francë bazuar në një fletë-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ai po mbahet në ndalim derisa gjykata franceze të marrë një vendim lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat