Boshnjaku i Mitrovicës flet për Die Zeit: Jam rritur me serbët, ndërsa shqiptarët nuk bëjnë asnjë problem

Aktuale

Boshnjaku i Mitrovicës flet për Die Zeit: Jam rritur me serbët, ndërsa shqiptarët nuk bëjnë asnjë problem

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shkurt 2017 Në ora: 13:06
Avdullahi

Avdullahi është 20 vjeç dhe banon në Mitrovicë, një qytet i ndarë mes shqiptarëve dhe serbëve. Edhe pse kanë kaluar vite nga lufta, situata është e tensionuar, shkruan media kulturore gjermane Die Zeit.

Në kohën kur Avdullahi kalon urën dhe kthehet përsëri në këndin e tij, ai dëgjon shprehjen Bushido: “Djaloshi është njëri prej nesh dhe ne nuk e trajtojmë atë si një qen.” KFORI ruan paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe është stacionuar prej pas përfundimit të luftës në 1999. Autoblindat e tyre udhëtojnë nëpër rrugët e dëmtuara të Kosovës dhe të mbushura me kabllo elektrike.

Kur Avdullahu shkon në anën tjetër të urës, dhe porosit një kafe, nuk ndjehet me vetëbesim. Shumica e miqve të tij mendojnë se jugu është më i pasigurtë dhe se shqiptarët janë ndryshe. “Ata nuk bëjnë kurrfarë probleme,” thotë Avdullahu.

Ura e Mitrovicës si asnjë urë tjetër tregon ndarjen etnike mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, jo vetëm gjatë luftës por edhe sot e kësaj ditë. Gjatë luftërave të viteve 90-të janë djegur një e treta e xhamive, rreth 200, ndërsa shtëpitë e shqiptarëve në veri u uzurpuan nga fqinjët serbë. Pas luftës 800.000 shqiptarë të arratisur u kthyen në vendlindje dhe filluan hakmarrjen. Shtëpitë dhe kishat ortodokse serbe filluan të digjen, ndërsa demoloheshin automjetet e KFOR dhe OKB.

Kur sirenat fillonin alarmin, i vogli Avdullah duheshte të qëndronte në shtëpi dhe të shikonte sa më gjatë të jetë e mundur televizor.

Image

“Programet tona nacionale nuk funkciononin atëherë, andaj shikoja programin gjerman RTL,” kujton ai.

Avdullahu kurrë nuk ka qenë në kurse gjermane, megjithatë flet rrjedhshëm gjermanishten dhe një ditë shpreson të punojë në Gjermani, atje ku i jeton shumica e familjes. Por të fluturojë direkt me aeroplan nuk mundet, pasi Kosova dhe Ukraina janë të vetme vende europiane që u nevojiten vizë për të udhëtuar në BE.

Sot ai ka 20 vjeç dhe situata në Mitrovicë duket më e qetë, por tensionet vërehen. “Disa muaj është qetë, më pas përsëri ndodh diçka.”. Kur ai shkon i vetmuar në jug, prindërit e këshillojnë të ruhet, ndërsa kur feston në diskotekë nëna e tij shqetësohet gjithë natën.

„Për gazetarët është emocionuese të vijnë në Mitrovicë, ndërsa për ne është gjithshka përveç gëzimit. Në qytetet nuk ka teatër dhe as kino, ndërsa sëpaku dy sulme me granata kanë ndodhur vitin e kaluar,” kujton 20 vjeçari. Njëherë granata shpërtheu te ndërtesa komunale, njëherë te stacioni policor. Mes tjerash kishte breshëri armësh në lokalin „Dolce Vita“ ku u takuan Edita Tahiri dhe kryetari shqiptar i qytetit. Një diplomat i huaj, që prej vitesh punon në veriun e Mitrovicës, thotë: “Asnjë agresor nuk është arrestuar deri më tani. Policia është jokompetente dhe e pafuqishme për të ndërmarrë masa.”

Lufta nuk është harruar

Avdullahu është rritur mes rrugëve të Mitrovicës si fëmijë i prindërve boshnjakë - përpara disa dekadave serbët dhe shqiptarët jetonin pranë njëri-tjetrit. Ai lindi në 1 korrik 1997, pasi prindërit u zhvendosën nga Sarajeva në Mitrovicë. Atëkohë Kosova nuk ishte e pavarur por gëzonte autonomi në kuadër të Jugosllavisë. Aty ndodhej kompleksi më i madh industrial Trepça, punëdhënësja më e madhe në shtetin jugosllav. Por sot papunësia në Kosovë arrin deri në 70 përqind.

Pas vdekjes së Titos në 1980 situata eskaloi dhe Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja shpallën pavarësinë, një kërkesë që u ndoq edhe nga shqiptarët e Kosovës. Megjithatë Slobodan Miloshevic ndryshoi Kushtetutën për Kosovën dhe bastisi universitetet dhe institucionet shtetërore. Në këto kushte filloi lufta mes UÇK dhe armatës serbe, ku NATO vendosi të përkrahë anën e shqiptarëve të Kosovës duke bombarduar pika të rëndësishmë të armatës serbe. Kur Kosova ra në duart e OKB, Avdullahu ishte dy vjeç.

Një shtet, dy botë

Pas përfundimit të luftës ura nuk është e pushtuar nga mbeturinat, por shërben si një kufi ndarës. Në pjesën jugore valëvitet flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës me gjashtë yje ndërsa ka patrulla të shumta policore. Mbi 93 përqind të banorëve të Kosovës janë shqiptarë, megjithatë në veri shumicë janë serbët. Konkretisht janë 30.000, ndërsa ndikimi i Beogradit është në çdo kënd. Banorët nuk paguajnë as rrymë dhe as ujë, pasi rentat e tyre ua pagon Serbia me qëllim që të mos shpopullohen nga serbët. Ka plot flamuj serbë dhe plakata me kryeministrin serb Aleksandar Vucic dhe postera të Donald Trump.

“Shokët e mi mendojnë se Trump do e kthejë Kosovën përsëri në Serbi,” thotë 20 vjeçari boshnjak.

Kosova shpalli pavarësinë përpara nëntë vjetësh dhe njihet nga 113 shtete të OKB dhe 23 nga 28 shtete të BE. Por Kina, Rusia, Spanja, Greqia dhe Qipro nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Serbia është larg për të pranuar sovranitetin e Kosovës. Në janar nacionalistët dërguan një tren provokativ ku shkruante në 21 gjuhë: “Kosova është Serbi.” Treni u ndal në Rashkë.

“Unë jam rritur me serbët dhe ata më pranojnë ashtu siç jam. Si musliman kur kam kohë shkoj në xhuma,” thotë Avdullahu. Së fundi ai ka pasur mësime me studentët shqiptarë.

„Ne kemi qeshur dhe flisnin për femra. Ne duhet të mësojmë, që ata janë njerëz sikurse ne,” thotë ai.

Së fundi në Mitrovicën veriore u hap një filial i Kentucky Fried Chicken. Kjo ka nxitur më shumë shokë të tij serbë, për të kaluar urën./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat