Këshilltari i ri i Trumpit është njohës i mirë i Kosovës, serbët i “urren” nga lufta e Bosnjës

Aktuale

Këshilltari i ri i Trumpit është njohës i mirë i Kosovës, serbët i “urren” nga lufta e Bosnjës

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 21:43
Gjenerali Mcmaster dhe presidenti Trump

Këshilltari i ri i presidentit Donald Trumpt për siguri Kombëtare, në të kaluarën është marrë me analiza të luftës në Bosnjë dhe ndërhyrjen e NATO-s në Serbi për të ndalur gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Gjenerali Herbert Raymond Mcmaster ka shkruar për luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ka thënë se “tmerri i Srebrenicës, dorëzimi poshtërues i forcave paqësore holandeze ndaj kriminelit të luftës, Ratko Mlladiqi, vrasje e 7000 burrave myslimane e kanë shtyrë Amerikën dhe Evropën që të tregojnë forcën ndaj serbëve të Bosnjës”.

“Serbët e Mlladiqit me të gjitha mjetet janë të dhunshëm, vlerësimet për numrin e ushtarëve të nevojshëm për luftë me këmbësori kanë qenë të larta. Brutaliteti i serbëve të Bosnjës e ka maskuar dobësimin e tyre, kurse në gusht të vitit 1995, forcat kroate dhe ato myslimane të cilat i pajisen me armë amerikanë u nisen në ofensivë ndaj serbëve të Bosnjës”, ka thënë Mcmaster.

Ai ka shkruar edhe për masakrën serbe ndaj boshnjakëve, në tregun e Sarajevës të quajtur “Markala”.

“Përgjigja në sulm të pakuptimtë në të cilën u vranë 38 njerëz, dhe u plagosën 85 të tjerë, forcat e NATO-s më fuqi të plotë sulmuan serbët në Republikën Serbe, 300 herë brenda 24 orëve. Kjo ishte një kthesë e ashpër, pasi që në dy vitet e kaluara aksionet e NATO-s ishin joefikase”, ka shkruar Mcmaster.

Bombardimi i Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1999 po ashtu ishte temë e Mcmasterit.

“Maqedonia i dha bazat, por ky nuk ishte një rreth i sigurt, pasi që popullsia atje kishte simpati për serbët, ndërsa ka pasur frikë nga shqiptarët. Greqia nuk lejoj fluturimin e aeroplanëve të NATO-s, mbylli linjat kritike, derisa francezët dhe italianët ishin të rezervuar për shkak të aksionit të tërësishëm të NATO-s në Jugosllavi. Planifikimi i sulmeve ndaj Jugosllavisë ishte planifikuar të fillojë në maj të vitit 1998, më pas, NATO shpërfilli faktin se se rezultati i aksionit varet nga reagimi i Jugosllavisë. Gjithçka ishte planifikuar që të zgjaste pesë ditë, por shkoj më shumë, për shkak të Millosheviqit”, ka theksuar ai.

Lidhur me Kosovën, McMaster ka shkruar: “Planet ushtarake për të bombarduar Jugosllavinë janë bërë nga maji i vitit 1998 deri në mars të vitit 1999, ndërsa NATO kishte anashkaluar faktin se rezultati varet nga ‘përgjigjet jugosllave dhe iniciativat që ka qenë e pamundur të parashikohen’. Operacioni pesë ditor është rritur në fushatë disa mujshe për shkak të Sllobodan Millosheviqit”.

"Millosheviçi kishte parashikuar lëvizjet e NATO-s dhe i kundërshtoi ato. Ai zhvendosi trupat e tij në kufirin me Kosovën disa javë para sulmeve ajrore. Kur filloi fushata, ato forca dëbuan popullatën shqiptare në rrugë, konfiskuan dokumentet e tyre të identitetit, u plaçkitën pronat, dogjën shtëpitë e tyre dhe i shtynë ata si kafshët drejt kufirit maqedonas dhe shqiptar. NATO ishte e befasuar dhe e papërgatitur.  Fushata ajrore kishte pasoja të padëshiruara - në fakt përshpejtoi veprimin brutal të spastrimit etnik që është dashur që t’a ndalojë".

Sipas tij, shumë caqe janë goditur rastësisht, si dhe Beogradi i dinte hapat e Aleancës.

“Serbët evakuuan objektet të cilat ishin në shënjestër të bombardimeve të NATO-s. Besoj se Jugosllavia kishte spiun në radhët e NATO-s, prandaj ata njoftoheshin me të nisur aeroplanët nga baza Aviano në Itali”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat