Vendimi i Gjykatës në Veri: Oliver Ivanoviq në arrest shtëpiak

Aktuale

Vendimi i Gjykatës në Veri: Oliver Ivanoviq në arrest shtëpiak

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 10:38
Oliver Ivanoviq

(E plotësuar) - Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për Oliver Ivanoviqin

Kryetari i partisë SDP në Veri, Oliver Ivanoviq, do të qëndrojë në arrest shtëpiak, e kjo me vendim të Gjykatës në atë zonë, raportojnë mediat serbe.

Oliver Ivanoviq akuzohet për krime lufte kundër shqiptarëve në vitin 1999-2000 dhe është shpallur fajtor për aktet kriminale të përfshira në aktakuzën e EULEX-it.

Gjykata e Apelit në Prishtinë javën e kaluar ka vendosur ta kthejë në rigjykim rastin e Ivanovicit, pasi një gjykatë hodhi poshtë aktgjykimin e shkallës së parë ku u dënua me 9 vjet burg për krime lufte.

Ivanovic u dërgua sot në mëngjes në Gjykatën Themelore ne Mitrovicë, e cila vendosi masën e arrestit shtëpiak për të.

Avokati mbrojtës i Ivanovicit, Nebojsa Vlajic tha se ai pret nga kryetarja e panelit, Roksana Komsa të vendosë për Ivanovicin të lejohet liria në procedurë të përsëritur të gjykatës.

Oliver Ivanoviq arrin në Gjykatë

Oliver Ivanoviq ka arritur sot pak para orës 10:00 në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri, ku do të vendoset nëse do t’i ndërpritet paraburgimi ose jo.

Para Gjykatës përveç familjarëve të tij, ndodhet edhe zëvendës drejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Dushan Kozarev.

Vërehet numër i shtuar i pjesëtarëve të policisë, ndërsa seanca është e mbyllur për publikun.

Ndryshe, Gjykata e Apelit në Prishtinë pati vendosur javën e kaluar që rasti Ivanoviq të kthehet në rigjykim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat