Media gjermane tregon për serbin e fundit në Mitrovicë: Fast Food i cili vizitohet shpesh edhe nga serbët, ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve

Aktuale

Media gjermane tregon për serbin e fundit në Mitrovicë: Fast Food i cili vizitohet shpesh edhe nga serbët, ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 shkurt 2017 Në ora: 20:45
Nenad Stojanovic

Në një reportazh të gazetës gjermane "Berliner Zeitung" për Mitrovicën e ndarë vihet fokusi tek serbët e fundit që jetojnë në pjesën jugore të qytetit të ndarë. Prifti serb, Nenad Stojanovic beson në të ardhmen, megjithëse "Mitrovica si asnjë qytet tjetër në Kosovë është simbol i ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve." Bashkë me familjen Nenad qëndron në pjesën shqiptare, bashkë me serbët e fundit që jetojnë aty. "Ata janë dëshmitarë të historisë së vështirë të këtij qyteti, por me këmbënguljen e tyre edhe një sinjal se është e mundur një e ardhme mbi rrënoja" , shkruan gazeta gjermane.

Kisha ortodokse megjithëse në gjendje jo të mirë, sidomos pas trazirave të marsit 2004 në Kosovë, ku u vranë sëpaku 19 persona, e përmbush me sa duket qëllimin, ardhjen e serbëve edhe në pjesën jugore të qytetit." Pa liturgjitë e mia do të vinin shumë më pak serbë në pjesën jugore", thotë Nenad Stojanovic. Komuniteti është i vogël, megjithatë situata në vitet e fundit është përmirësuar. "Sot njerëzit e kanë kuptuar, se duhet të gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin...nëse dikur përgjegjës për ruajtjen e kishës ishin ushtarët e KFOR-it, sot këtë detyrë e kryen një polic i njësisë policore të Kosovës."

Që nga koha kur prifti Nenad Stojanovic jeton në kishë nuk ka pasur asnjëherë incident  aty. Ai do ta mbajë larg politikën nga kisha. "Dëshira e tij është katër fëmijët e tij të rriten në një Kosovë të sigurtë. Këtë qëllim ai e sheh si dëmtuar për shkak të propagandës nga të dyja palët", shkruan "Berliner Zeitung". "Nga fillimi i vitit retorika mes Prishtinës dhe Beogradit është ashpërsuar."

Fast Food për paqen në Mitrovicë

Ndarja e zymtë që ekziston mes jugut dhe veriut, duke u ndërtuar edhe mure, së fundi duket një rritje e numrit të personave që kalojnë urën e Ibrit. Studenti serb Vasko është njëri prej tyre që shkon shpesh në kafeteritë dhe baret e jugut, për tu takuar me miqtë, përcjell botasot.info. Së fundi në pjesën jugore është hapur një filial i Kentucky-Fried-Chicken. „Hapja e këtij Fast-Foodi ka ngritur më shumë kontaktet dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve sesa OJQ,” tregon më tej 19 vjeçari Vasko.

Por më pas ka edhe burra si Velko që marrin taksi dhe jo autobusin për të udhëtuar nga Mitrovica në Prishtinë. Ai u frikësohet shqiptarëve. Në të njëjtën kohë në Ibër qëndrojnë taksistët shqiptarë, sikur të paralajmërojnë kufirin e padukshëm. Serbët mund t’ua demolojnë veturat e tyre. Por lajmi i mirë është i atit Stojanovic, sipas së cilit: Prej kohësh nuk është dëmtuar./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat