Zyrtari i lartë i BE-së nuk i lë zgjidhje Serbisë për anëtarësim: S’ka plan B, normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Aktuale

Zyrtari i lartë i BE-së nuk i lë zgjidhje Serbisë për anëtarësim: S’ka plan B, normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 16:24
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Europian, Christian Danielson

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Europian, Christian Danielson, ka thënë se për Serbinë “nuk ekziston plan B”, dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është i rëndësishëm

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Europian, Christian Danielson, ka thënë për gazetën “Politika” në Beograd se nuk ka plan B për Serbinë, duke theksuar se ajo duhet të vazhdojë të përparojë në fushat që mbulojnë të gjithë kapitujt.

“Serbia duhet të arrijë përparim stabil në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Danielson.

Ai ka theksuar se e ardhmja e Serbisë në BE vendoset nga përparimi i tyre në fushat e lartcaktuara.

Danielson gjithashtu ka thënë se Serbia duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë reformave për sundimin e ligjit, duke shtuar se ato janë thelbësore ngase Bashkimi Europian pritet të shohë përparim të qëndrueshëm gjatë gjithë kohës.

Sipas tij, Serbia duhet të arrijë përparim edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Kjo është gjithashtu e rëndësishme, ngjarjet e fundit nuk ishin të favorshme për Serbinë në këtë drejtim”, ka thënë Danielson dhe shtoi se Serbia duhet të punojë në bashkëpunim rajonal, paqe dhe stabilitet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat