Familja e Astrit nesër tregon se cili institut i BE-së do ta bëjë ekspertizën për vdekjen e tij

Aktuale

Familja e Astrit nesër tregon se cili institut i BE-së do ta bëjë ekspertizën për vdekjen e tij

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 14:53
Astrit Dehari

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka njoftuar se nesër do të mbahet një konferencë për media ku do të flitet për vazhdimësinë e hetimeve për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, ka njoftuar se do të prezantohet Instituti i Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e Astritit.

“Nesër, më 25.02.17 konferencë për vazhdimësinë e hetimeve për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE! - Astrit Dehari.

Bashkarisht me znj. Xhemile dhe z. Avni Dehari në konferencë do të prezantohet Instituti i Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE! - Astrit Dehari.

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20.12.2016 ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve.

Konferenca për media do të mbahet nesër në orën 12.00 h në zyren time në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 (mbi Kino ABC)”, ka shkruar Gashi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat