Pacolli premton dyfishim të buxhetit të Kosovës

Aktuale

Pacolli premton dyfishim të buxhetit të Kosovës

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:31
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në fjalën e mbajtur në Kongresin e Katërt të AKR-së që është duke u mbajtur, vlerësoi se skamja është armiku më i madh i Kosovës, dhe sipas tij AKR ka programin për ta luftuar varfërinë.

“Secili prej jush besoj që ndjehet liberal, sepse dëshiron një ardhmëri të ndritshme”, pohoi Pacolli dhe shtoi se liberal ishte edhe Presidenti Rugova, sepse sipas Pacollit “ai thoshte gjithmonë atë që mendonte, e kështu e kanë liberalët”.

Ai kërkoi te punohet me shumë vullnet për rininë dhe për Kosovën, për t’u krijuar perspektivë dhe të mos lejohet që të keqpërdoret e mira. "AKR do të punojë drejt një dite më të mirë dhe drejt një nate më të qetë", pohoi Pacolli.

Ai theksoi se për herë të parë e kanë zbatuar parimin një anëtar një votë dhe kjo sipas tij u arrit me sukses.

Pacolli foli edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, ku premtoi se do të dyfishojnë të hyrat e Kosovës dhe do të reformojnë administratën, duke vendosur njerëz profesionistë, ndërsa TVSH-ja do të përshkallëzohet.

“Ne kemi projektuar tri platforma bujqësore, që do të jenë në Dukagjin, Anamoravë dhe në Rrafsh të Kosovës, do të krijohen fonde për gjenerata të reja”, pohoi mes tjerash Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat