Gashi: AKR-së i janë kthyer njerëzit

Aktuale

Gashi: AKR-së i janë kthyer njerëzit

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 19:06
Dardan Gashi

Dardan Gashi, ish Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka thënë se AKR-së po i rikthehen njerëzit pasi Mimoza Kusari-Lila u largua nga kjo parti.

Ai ka thënë se në mes AKR-së dhe ndonjë partie në vend mund te ketë një koalicion, ngase praktika e ka dëshmuar se partitë politike nuk e përjashtojnë njëra tjetrën kur vjen puna për të marrë pushtetin.

“Një pjesë e njerëzve janë largu me Mimoza Kusarin, por shumë të tjerë janë kthyer pas largimit të saj”.

Nuk duhet të ketë acarim të marrëdhënieve nga asnjë parti politike.

“Ka qenë një kohë kur s’ke mundur ta paramendosh që LDK dhe PDK mund të shkojnë në koalicion, por ja që ka ndodh. Partitë nuk mund të mbajnë armiqësi të përjetshme”.

Duke folur për Konventën e IV-të të AKR-së, Gashi që dikur ishte pjesë e kësaj partie, e ka cilësuar si shumë të madh numrin e njerëzve që ishin prezentë aty.

“Për një parti që nuk ka hyrë në Kuvend nga zgjedhjet e kaluara, numri i pjesëmarrësve aty ishte i madh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat