“Veprimi fëmijëror i Visar Ymerit”

Aktuale

“Veprimi fëmijëror i Visar Ymerit”

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 19:11
Konventa e AKR-së

Visar Ymeri, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk u ngrit në këmbë në momentin që në Konventën e IV-të të Aleancës Kosova e Re, u intonua himni i shtetit të Kosovës.

I ulur në rreshtin e parë, ai ishte i vetmi që nuk u ngrit në këmbë kur të tjerët e nderuan himnin ashtu siç e do zakoni.

Një veprim si ky, po cilësohet “fëmijëror” nga ish-ministri i Ministrisë së Ambientit, Dardan Gashi, i cili dikur kishte qenë pjesë e kësaj partie.

“Veprimi i Visar Ymerit ishte fëmijëror, ata marrin rroga prej Kosovës. Paramendojeni Ymeri nesër të jetë kryeminsitër, e të mos ngritet në këmbë për himnin”, ka deklaruar Gashi gjatë një interviste në emisionin Info Magazine.

Ndër të tjerash ka thënë se në të ardhmen, AKR-ja mund të ketë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe AAK-në, për shkak se sipas tij këto parti kanë tentativa që të kenë koalicione të gjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat