Zogaj i ashpër me Visar Ymerin pas skandalit me himn: Je politikan bosh, imitues i dobët…

Aktuale

Zogaj i ashpër me Visar Ymerin pas skandalit me himn: Je politikan bosh, imitues i dobët…

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 22:37
Visar Ymeri dhe Donika Kadaj, gjatë intonimit të Himnit të Kosovës

Analisti Petrit Zogaj ka reaguar ashpër pas skandalit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe deputetes së kësaj partie, Donika Kadaj, të cilët sot nuk janë ngritur në këmbë derisa është intonuar himni i Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Visar Ymeri nje politikan bosh. I pa koncept. Imitues i dobet i Liderit. Perserites i pashije i doktrinave politike qe dikush tjeter ja pergatit. Lexues i keq i tyre. Interpretues po aq te keq i te njejtave. Nje politikan shtires. Shtirjen e ka edhe ne momentet e idhnakut kur do te tregohet. Sot nuk qenka ngritur derisa hymnini Kosoves eshte dhene. Pra, idhnak i shtirur sot. Qysh shtirjen per shumcka e ka ky lider partie e ka dhe partia e tij, ose partia e Liderit te tij. Shtirjen e kane per shtetin.

Per kombin. Per zhvillimin e vendit. Shtiren edhe per krimin e korrupsionin. Shtiren edhe kur thone qe shqetesohen per kete vend. Shtiren edhe per shtirjen e tyre. Pra, nuk lene asgje per u shtire. Shtiren edhe ndaj njeri-tjetrit brenda partise. E kjo shtirje politike e tyre me se shumti po i duhet nje klani kriminal e korruptiv te qeverisjes.

E ky eshte klani i PDK-se dhe LDK-se. Te paret shtiren, te dytet qeverisin ne menyre kriminale. Sa te ngjashem qe jane. Sa fatkeq eshte kjo shoqeri per kete elite te shtirur e kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat