Pasi dolën vrasësit e gazetarit të “Bota sot”, dhe i plagosën vëllain, Halil Geci ka një kërkesë për Gjykatën Speciale

Aktuale

Pasi dolën vrasësit e gazetarit të “Bota sot”, dhe i plagosën vëllain, Halil Geci ka një kërkesë për Gjykatën Speciale

Nga: B.S Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 08:30
Nga e majta, Gani Geci (i plagosur) dhe Besim Dajaku (i varë), dhe gazetari Bekim Kastrati (i vrarë)

Pas daljes së emrit të vrasësit të gazetarit të “Bota sot” dhe truprojës së Presidentit Rugova, ku njëkohësisht u plagos edhe Gani Geci, vëllai i madh i Gecajve, Halili ka dalë me një reagim duke kërkuar nga organet e drejtësisë dhe Gjykata Speciale të zbulojë se kush e dha urdhrin për tu kryer këto krime./BS

Ja shënimi i plotë i Halil Gecit nga Llausha

Unë Halil Geci vllau i madhë i familjes Geci kërkoj nga gjykata speciale të rihapet rasti plagosjes rëndë të vllaut tonë Gani Geci me 19 .10.2001 dhe po atë ditë u vra edhe truproja e Presidentit Rugova Besim Dajaku dhe Gazetari i Botës Sotë Bekim Kastrati. 

Gjykata speciale do duhej të ketë juridiksionin të plotë edhe pse mandati i sajë është i kufizuar vetem deri me 31 .12 .2000.

Ne familjarët konsiderojë se plani dhe urdhëri për të vrarë vllaun tonë dhe shokët tanë është bër para datës 31 .12. 2000.

Andaj shpresoj se Gjykata Speciale ka juridiksion te plotë te mirret me te gjitha vrasjet politike sepse te gjitha planet për vrasjet politike në Republiken e Kosovës janë bër gjatë vitit 1998,1999 dhe 2000. 


Juridikishtë është e pa rendësishme me cilën datë është kryer vepra,e rendësishme është kur është bër plani dhe kurë është dhenë urdheri, mendoj se edhe për vrasjen e Bardhyl Ajetit gazetarit tjetër të gazetës Bota Sotë te vrarë ne vitin 2004 urdheri është dhën para datës 31 .12 .2000.

Nuk ështe tashmë shumë e rendesishme kushë e ka ngre gishtin, e rendësishme për gjykaten speciale do duhej te ishte kush dha urdhër për të vrarë shqiptarë kundershtarë politikë të PDK -ës dhe kush i pagunte parat vrasesve.

Sipas shumë hulumtimeve delë se vrasesit ishin te paguar mire për te vrarë oponentët politik të krahut politik të presidentit Rugova .

Pasi qe tashmë po dihen vrasesit gjykatës speciale i mbetet vetem të zbulojë kush dha urdhër dhe kush i pagojë paratë, që Agron Sylejmani të vijë dhe të na vrasë ne fshatin tonë ne Llaushë me urdhër t'kujtë dhe kush ishin njerëzit nga komuna e Skenderajit që shoqruan në vrasje , pa njerëz te fshatit Llaushë ka qenë tersishtë e pa mundur krimi i bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat