Veteranët: Bujupi e Ymeri po e fyejnë Kosovën

Aktuale

Veteranët: Bujupi e Ymeri po e fyejnë Kosovën

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 15:21
Kongresi, AKR-së

Injorimi i himnit të Kosovës nga deputetët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi e Visar Ymeri, ka ngjallur diskutime të shumta në publik

Ishin këta të vetmit injorues në mesin e gjithë të pranishmëve të tjerë, në Kongresin e Katërt të partisë Aleanca Kosova e Re.

Mirëpo të tillë nuk janë treguar kur është intonuar himni kombëtar.

Ymeri me të dëgjuar intonimin e himnit kombëtar, është ngritur në këmbë duke mos u treguar injorues si me shtetin e tij, prej të cilit merr pagë.

Veprimet e Kadaj Bujupit, e Ymerit për veteranëvt cilësohen si fyerje. Kështu është shprehur Kryetari i Veteranëve, Hysni Gucati.

Gucati në një prononcim për Indeksonline ka thënë se derisa paguhen prej parave të taksapaguesve, e zënë vend në ulset e Kuvendit edhe ata do të ishte e hijshme që të respektonin himnin tonë.

“Derisa marrin paga prej shtetit të Kosovës ata duhet me njoft edhe himnin e Kosovës. Edhe ata është dasht me u ngrit për hir të shtetit të Kosovës, se ata paguhen prej taksapaguesve dhe punojnë në Kuvendin e Kosovës, e kanë marrë votën prej popullit tonë” , është shprehur Gucati.

Sipas tij kjo është një fyerje për shtetin e Kosovës.

“Atyre iu ka pas hije që të ngriten në kambë sikur gjithë qytetarëve të tjerë. Kjo është injorim dhe fyerje për shtetin e Kosovës. Përderisa pranojnë me ul në Kuvendin e Kosovës është dasht me respektu himnin e Kosovës”, ka deklaruar kryetari i OVL e UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat