Veseli nga Prizreni fillon përpilimin e Platformës së PDK-ës

Aktuale

Veseli nga Prizreni fillon përpilimin e Platformës së PDK-ës

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 21:26
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka zgjedhur Prizrenin, për të filluar përpilimin e Platformës së re politike të PDK-së. Ai, ka kërkuar ndihmë nga strukturat e partisë në këtë qytet.

“Jam para jush për t’ ju dëgjuar nga afër, për të gjitha shqetësimet eventuale, që mund të keni. Vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, do merren për bazë në ndërtimin e Platformës tonë të përbashkët”, tha Veseli para strukturave drejtuese të Degës së PDK-së në Prizren.

Ndërkaq, para kryetarit Veseli paraqitën të gjitha shqetësimet , duke ofruar edhe alternativa konkrete për ndërtimin e Platformës së re qeverisëse.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat