Kosova po përgatitet për reciprocitet në heqje vizash me këto dy shtete (Dokument)

Aktuale

Kosova po përgatitet për reciprocitet në heqje vizash me këto dy shtete (Dokument)

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 22:10
Viza, ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme është autorizuar që t’i përgatisë dokumentet për heqjen reciproke të vizave me dy shtete të largëta.

Bëhet fjalë për Tajlandën dhe Hondurasin. 

Derisa me shtetin e parë parashihet heqja e vizave vetëm për bartësit e pasaportave diplomatike, me shtetin e dytë, parashihet që reciprociteti të vlejë edhe për bartësit e pasaportave zyrtare, atyre të  shërbimit dhe bartësit e pasaportave të zakonshme.

Vendimet për reciprocitet vizash me këto dy shtete janë marrë me 16 shkurt, shkruan aktivpress.

“Obligohet Ministria e P:unëve të Jashtme që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes”, thuhet në të dyja vendimet e aprovuara nga Qeveria.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat