SHBA dhe Policia Kufitare e Kosovës vëzhgojnë kufirin nga ajri me Black Hawk

Aktuale

SHBA dhe Policia Kufitare e Kosovës vëzhgojnë kufirin nga ajri me Black Hawk

Nga: I.J. Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 08:56
Pjesëtarët e Policisë Kufitare të Kosovës vëzhgojnë kufirin

Pjesëtarët e Policisë Kufitare të Kosovës janë duke vëzhguar vijën kufitare të Kosovës të shoqëruar nga ushtarët e Grupit Luftarak Shumëkombësh-Lindje të prirë nga SHBA.

Ushtria amerikane ka shpërndarë fotot ku Pjesëtarët e Policisë Kufitare shihen me harta në dorë duke fluturuar me helikopterët e avancuar të marinës së SHBA Black Hawk, mbi vijën kufitare.

Sipas KFOR-it të gjitha këto vëzhgime dhe ushtrime po bëhen për të ruajtur sigurinë e Kosovës.

Image

Të premten Komisioni i kryesuar nga Akademik Hivzi Islami, i dorëzoi raportin përfundimtar kryeministrit Mustafa, ku konstatohet se pas matjes së territorit Kosova nuk humbë tokë.

Dje kryeministri Mustafa është shprehur se "ne s’mund ta korrigjojmë historinë sivjet, s’kemi mundur as në vitin 2015, as në vitin 2016. Është një kufi që ne e kemi trashëguar dhe të cilin ne s’mund ta ndryshojmë”./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat