Adem Mikullovci: Unë jam komunist. Hashim Thaçi do të përfundojë keq

Aktuale

Adem Mikullovci: Unë jam komunist. Hashim Thaçi do të përfundojë keq

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 10:43
Adem Mikullovci

Adem Mikollovci ka folur për Kosovën dhe pritjet që kanë pasur qytetarët. Ai thotë se vetë është komunist, sepse në komunizëm i respektojnë disa gjëra që janë të mira.

“Pritjet kanë qenë shumë më të mëdha dhe njerëzit janë zhgënjyer. Duhet të ketë zhvillim ekonomik, angazhim në të gjitha sferat. Në esencë diku thellë brenda në mua, unë jam komunist, e them këtë sepse ka gjëra në komunizëm që i respektoj që janë të mira. Zhan Pol Sartri ka thënë se doktrina më e përsorur që ka krijuar truri i njerzimit është komunizmi, por e keqja është që ka rënë në duart e skllaveve, dhe është bastarduar, është prishur dhe ka marrë përmasa të këqija" thotë Mikullovci.

Sipas Mikollovcit, ajo se çfarë e mban një shtet janë katër shtyllat: ekonomia, mbrojtja, arsimi dhe shëndetësia, dhe Kosova nuk e ka asnjërënë.

Ai gjithashtu ka dhënë një vlerësim edhe për presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Për të ka thënë se nuk do të përfundojë mirë. Atë e ka cilësuar si njeri që mendon veç për vete.

“Nuk e di qysh ka me kalu, por gjithsesi jo mirë. Pikturën që e ka bërë një piktor i mirë, në fund e ka zhallavitë. Tepër ambicioz, tepër veç për veti. Më i meçmi, më i forti, më i dituri”, ka thënë Mikullovci.

Ai kujton edhe takimin e parë me Thaçin, i cili kur ishte nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Mitrovicë, kishte banuar me qira te axha i Ademit.

“Dhe i pata thënë se revulucionarin e ke marrë prej Mikullovcëve”, kujton ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat