Kryeministri: Janë punësuar 40 mijë persona, 80 mijë të tjerë punojnë në bujqësi

Aktuale

Kryeministri: Janë punësuar 40 mijë persona, 80 mijë të tjerë punojnë në bujqësi

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 13:43
Mustafa me disa bujq

Isa Mustafa i është përgjigjur një qytetari në FB, duke i thënë se gjatë dy viteve të qeverisjes, ka punësuar 40 mijë persona. Ka thënë se janë punësuar edhe 80 mijë të tjerë në bujqësi e që nuk janë formalizuar. Ka thënë se edhe ushtria e Kosovës do të themelohet me ndihmën e SHBA’së.

“Vendet e punës po krijohen. Mbi 40,000 i kemi krijuar për dy vite. Janë edhe rreth 80,000 në bujqësi që llogariten si vende pune, por nuk janë formalizuar. Ushtria do të themelohet, në bashkëpunim me NATO-n dhe SHBA-të. Po punojmë të anëtarësohemi në UNESCO dhe në INTERPOL”, ka shkruar Mustafa.

Lideri i LDK’së kishte premtuar sa ishte në fushatën zgjedhore se nëse udhëheq Qeverinë do të punësonte 120 mijë njerëz.

PDK kishte premtuar 200 mijë vende pune, ndërsa, AAK kishte thënë se rroga mesatare në Kosovë do të bëhej 1000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat