Vetëvendosje nderon Astrit Deharin në ditëlindjen e 27-të

Aktuale

Vetëvendosje nderon Astrit Deharin në ditëlindjen e 27-të

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 20:47
Udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivistë të shumtë, sot kanë bërë nderime te varri i Astrit Deharit.

Udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivistë të shumtë, sot kanë bërë nderime te varri i Astrit Deharit, duke i uruar ditëlindjen e 27-të.

Në mesin e atyre që vendosna kurora lulesh pranë varrit të Astritit, ishte kryetari i Vetëvendosjes Visa Ymeri, deputetja Donika Kadaj-Bujupi, sekretari Dardan Molliqaj dhe të tjerë.

Molliqaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, se gjatë këtyre muajve e ka kuptuar që tërë jetën do ta kem brenda mallin dhe dhimbjen për të.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Këta muaj pa Astritin, e kam kuptuar që tërë jetën do ta kem brenda mallin dhe dhimbjen për të.

Sot isha tek varri yt Astrit, por paradoksalisht ti jeton shumë më shumë se sa ne. Ti ke gjetur vend në zemrat tona, aq thellë dhe aq shumë, sa që kurrë nuk do të largohesh nga aty. Ti ke vetëm ditëlindje sepse vdekjen e ke mundur.

Drejtësia dhe ti jeni bërë sinonime të njëra-tjetrës. Prandaj, koha nuk do të mund ta heshtë asnjëherë përpjekjen tonë për drejtësi. E ti gjithmonë do të jesh pranë meje si përkujtues që nuk duhet të ndalemi.

Urime ditëlindjen Astrit!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat