Deputetët nuk marrin përgjigje, mungojnë shumica e ministrave

Aktuale

Deputetët nuk marrin përgjigje, mungojnë shumica e ministrave

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 10:40
Pamje nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës vazhdon ta injoroj organin me të lartë ligjvënës, Kuvendin. Edhe pse e kanë obligim, kryeministri dhe vartësit e tij, ministrat, t’iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve, ata vazhdojnë që pyetjet e ligjvënësve t’i lënë pa përgjigje.

Sikurse në shumë seanca, edhe në seancën e sotme, e cila ishte vazhdim i seancës së kaluar, deputetët patën shumë pyetje për kreun e ekzekutivit Isa Mustafa dhe ministrat e tij.

Por, mungesa e tyre në sallë bëri që dhjetëra pyetje të mbesin pa përgjigje, e shumë prej tyre deputetët i lanë për seancën tjetër kur kabineti qeveritar të jetë i pranishëm në seancë plenare.

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj pyeti kryeministrin, edhe pse nuk ishte aty, rreth dialogut të Brukselit dhe nëse të pagjeturit do të jenë pjesë e këtij dialogu.

Ndërsa, deputeti i Nisma për Kosovën Enver Hoti po ashtu pyeti kryeministrin rreth numrit të zëvendësministrave që ka aktualisht Qeveria e Kosovës. Ai tha se sipas një hulumtimi të tyre deri në shkurt të këtij viti kanë qenë 40 zëvendësministra, porse sipas tij, për t’ua bërë një vend militantëve të tyre, Qeveria mund ta shtoj numrin edhe me shumë.

E vetmja ishte ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami që iu ka përgjigjur dy pyetjeve të Visar Ymerit dhe Lirie Kajtazit, derisa të tjerat mbetën pa përgjigje.

Në fillim të seancës plenare deputeti i Nismës Enver Hoti dhe ai i PDK-së Shaip Muja kundërshtuan vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, pasi ky i fundit ka marr vendim që Posta e Kosovës t’i tërheq pikat nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe disa komunave me të cilat Posta ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.

Hoti tha se ka kërkuar që Posta e Kosovës të mos i heq pikat që i ka në MPB dhe tri komuna me të cilat ka bërë marrëveshje dhe të mos e respektoj vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Hoti: Autoriteti i Konkurrencës nuk bëri vlerësim të mirë

“E kam fjalën për protestat e postës lidhur me një vendim që ka nxjerr autoriteti i pavarur i konkurrencës i cili thotë se marrëveshjet që ka lidhur posta me disa institucione siç është MPB dhe tri komuna i ka shpallur si marrëveshje që dëmtojnë konkurrencën dhe ka kërkuar që ato pika të postës të largohen nga ambienti i tyre. Ne mendojmë që Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka bërë një vlerësim të mirë edhe pse kemi respekt për punën dhe autonominë e tyre”, tha Hoti.

Ndërsa, Muja propozoi një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje, sepse sipas tij, nëse në Autoritetin e Konkurrencës pesë anëtarë, tre kanë votuar kundër dhe dy për, dhe merret vendim, atëherë ai është vendim i paligjshëm.

Muja: Ta mbajmë një seancë të jashtëzakonshme

“Unë propozoj që të mbahet një seancë shumë urgjente, ka shumë probleme Kosova, mu për këtë problemin e punonjësve publik që janë para derës së parlamentit dhe Qeverisë. Ligji i konkurrencës që po aplikohet sot nuk është i barabartë i drejt dhe i bazuar, sepse po flasim për një institucion publik që po konkurron me institucione mikro-financiare. Ato institucione mikro-financiare ne duhet t’ia shohim bazën ligjore të shtrirjes dhe aktivitetit të tyre. Dhe është e turpshme që institucioni publik, administrata në krejt botën është praktikë, administrata i funt institucionet e veta publike për shërbime të qytetarëve. Prandaj është shumë jo serioze nëse ne e lëmë të kaloj këtë vetëm me një demonstrim, është papërgjegjësi e Qeverisë”, tha Muja.

Ndërsa, me propozimin e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, u futën në votim tri propozim rezoluta të mbetura nga seancat e kaluara, të dala nga deputetët e mbajtura me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Propozim rezoluta e paraqitur pas debatit rreth arrestimit të aktivistëve të VV-së, nuk kaloi, meqë nuk votuan të gjithë deputetët në sall. Vetëm 34 deputetë votuan për këtë propozim rezolutë, ku 25 ishin bërë, 6 abstenuan, derisa tre ishin kundër.

Veseli tha se pas këtij dështimi nuk e dinë nëse do ta sjellin këtë pikë në seancë plenare.

Edhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dështoi meqë nuk votuan deputetët.

Ndërsa, dështoi edhe propozim rezoluta për situatën e krijuar në veri, pasi mori 29 vota për, 1 kundër dhe 6 abstenime.

Në këtë seancë deputetët kanë miratuar raportin e Komisionit për Komunitete dhe Kthim rreth zbatimit të nenit 11 të ligjit për shërbimin civil. 66 vota ishin për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Me një votim të përbashkët, deputetët në seancën e sotme kanë zgjedhur një anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera dhe një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Qerim Fazliji u zgjedh  anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera me mandat pesë vjeçar, pasi mori 70 vota të deputetëve, derisa kundërkandidatja e tij, Shahadije Gërguri mori 11 vota.

Ndërsa, anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave u zgjodh Dua Kadriu e cila mori 58 vota të deputetëve, derisa kundër kandidati i saj Mentor Hoxha mori 30 vota. Kadriu ka mandat 3 vjeçar.

Në këtë seancë, si pasoj e mungesës së kuorumit, disa projektligje për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare u shtynë për seancën e së enjtes.

***

Deputetët e Kuvendit të Kosovës shtruan një mori pyetjesh por, që shumica prej tyre nuk morën përgjigje meqë në seancë nuk ishin të pranishëm ministrat dhe kryeministri për t’iu përgjigjur pyetjeve.

E vetmja ishte ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami që iu ka përgjigjur dy pyetjeve të Visar Ymerit dhe Lirie Kajtazit, derisa të tjerat mbetën pa përgjigje.

Disa prej deputetëve anuluan pyetjet për shkak të mungesës së ministrave dhe kryeministrit, e disa të tjerë edhe i parashtruan.

Deputeti i Nismës për Kosovën Enver Hoti pyeti kryeministrin se sa zëvendësministra ka Qeveria e Kosovës. 

Derisa, Teuta Haxhiu e AAK-së, pyeti kryeministrin rreth dialogut me Serbinë dhe nëse kanë shtruar si temë çështjen e të pagjeturve. Pyetje të shumta pati edhe për ministrat që nuk ishin prezent në seancë.

Qërim Fazliji zgjidhet anëtar i KGJK-së nga komuniteti jo serb

Me një votim të përbashkët, deputetët kanë zgjedhur një anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera dhe një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Qerim Fazliji mori 70 vota të deputetëve për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera me mandat pesë vjeçar. Kundër kandidatja e tij, Shahadije Gërguri mori 11 vota.

Ndërsa, anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave u zgjodh Dua Kadriu, e cila mori 58 vota të deputetëve, derisa kundër kandidati i saj, Mentor Hoxha mori 30 vota. Kadriu ka mandat 3 vjeçar.

***

Deputetët nuk votojnë propozim-rezolutat e propozuara nga Vetëvendosje

Deputetët kanë miratuar raportin e Komisionit për Komunitete dhe Kthim rreth zbatimit të nenit 11 të ligjit për shërbimin civil.

66 vota ishin për, asnjë kundër dhe një abstenim. Me propozimin e kryetarit Kadri Veseli, u futën në votim tri propozim-rezoluta të mbetura nga seancat e kaluara.

Propozim rezoluta e paraqitur pas debatit rreth arrestimit të aktivistëve të VV-së, nuk kaloi, meqë nuk votuan të gjithë deputetët në sallë.

Vetëm 34 deputetë votuan për këtë propozim rezolutë, ku 25 ishin për, 6 abstenuan, derisa tre ishin kundër.

Veseli tha se pas këtij dështimi nuk e dinë nëse do ta sjellin këtë pikë në seancë plenare. 

Edhe formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dështoi meqë nuk votuan deputetët.

Ndërsa, propozim rezoluta për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, mori 29 vota për, 1 kundër dhe 6 abstenime.

Vazhdon seanca e Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare, me pikat e rendit të ditës të te mbetura nga seanca e kaluar.

Në këtë seancë, është paraparë të votohet edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, ku kërkohen të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë shumicë, projektligj ky i cili pritet që sërish të dështoj për shkak të bojkotimit të punimeve nga deputetët e listës serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat