Lajm i keq për Haradinajn, vendimi për të nuk merret as me 6 prill

Aktuale

Lajm i keq për Haradinajn, vendimi për të nuk merret as me 6 prill

Më: 2 mars 2017 Në ora: 07:24
"Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë" ka thënë Haradinaj.

(E plotësuar) - Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata e Apelit në Colmar u është drejtuar bashkatdhetarëve në Francë që kanë marr pjesë në seancën gjyqësore.

Haradinaj ka thënë se do të mbetet në Francë deri më 6 prill të këtij viti, pasi deri më 31 mars i kanë dhënë kohë Serbisë që t’i dërgon shpjegimet shtesë për kinse hetimet për Haradinajn.

“Unë do të mbetem këtu deri më 6 prill, ashtu po thonë,  pasi deri më 31 mars i kanë dhënë kohë Serbisë që t’i dërgoj ato shpjegime. Ndërsa më 6 prill ballafaqohemi edhe një herë me prova e me fakte, e tek pastaj vendimi kah gjysma e prillit”, ka thënë Haradinaj në Francë.

Pra, edhe pas seancës së 6 prillit, Haradinaj do të duhej të qëndrojë të Francë të paktën deri ka mesi i prillit për ta pritur vendimin.

Gjykata e franceze ka njoftuar se vendimi për Haradinajn do të merret me 6 prill të këtij viti, duke sqaruar vendimin e sotëm pas përfundimit të seancës.

Për këtë vendim kanë reaguar shumë përfaqësues politik dhe liderë të partive opozitare.

Zbulohet arsyeja e shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn

Ministria e Drejtësisë së Serbisë, i ka dërguar para dy ditësh Gjykatës së Colmarit në Francë një numër të madh dokumentesh të reja si prova për kërkesën për ekstradim të Ramush Haradinajt.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se dokumentet janë dërguar në fillim të javës, pak ditë para mbajtjes së seancës së sotme ndaj Haradinajt.

“Dokumentimi i mbi 100 faqeve është dërguar para disa ditësh në Gjykatë për kërkesën e ministrisë sa i përket ekstradimit të Haradinajt në Serbi”, ka njoftuar ministria e Drejtësisë serbe.

Pas vendimit të shtyerjes së seancës për 6 prill, Ramush Haradinaj ka folur para gjykatës në Colmar.

Haradinaj ka thënë se është vendim turpërues dhe se ai është një peng politik.

"Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë. Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodhë është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë" ka thënë Haradinaj.

Image

Përfundon seanca gjyqësore kundër Ramush Haradinaj, ky është vendimi

Sërish është shtyrë vendimi për ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj. Me 6 prill Gjykata do të vendos për Ramush Haradinaj.

Fillon seanca gjyqësore kundër Ramush Haradinajt

 Ka filluar të mbahet seanca gjyqësore kundër liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë seancë pritet të merret vendimi për lirimin e Haradinajt, pasi Serbia nuk ka arritur të sigurojë dëshmi që ta bindë drejtësinë franceze për ekstradimin në Serbi.

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka arritur para Gjykatës së Colmarit në Francë, ku do të presë vendimin e kësaj gjykate nëse do të lirohet apo ekstradohet në Serbi.

Ai ka deklaruar se pret që kërkesa e Serbisë për ekstradimin e tij, të mos pranohet.

“Pres nga gjykata vendimin e drejtë. Të refuzohet kërkesa për ekstradim dhe të refuzohet kërkesa për ekstradim”.

***

Për pak minuta pritet të fillojë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Kjo është seanca e dytë gjyqësore. Ndërsa, pritet qe sot të merret vendimi përfundimtar për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj del para gjykatës franceze

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të dalë sot para gjykatës franceze në Colmar, ku pritet të merret vendimi për lirimin e tij, pasi Serbia nuk ka mundur të sjellë dëshmi që ta bind drejtësinë franceze për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.

Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat