I dyshuari për vrasjen në Pejë, i afërt me zyrtarët e lartë të PDK-së

Aktuale

I dyshuari për vrasjen në Pejë, i afërt me zyrtarët e lartë të PDK-së

Nga: B.S Më: 7 mars 2017 Në ora: 12:21
Kreshnik Haliti, i dyshuar për vrasjen e Mentor Zekës në Pejë, dhe zyrtarët e PDK-së

Kreshnik Haliti, është personi po dyshohet për vrasjen e djeshme të 39-vjeçarit Mentor Zeka, me armë zjarri në lagjen “Fidanishte”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, por nuk ka treguar arsyen e vrasjes.

“I dyshuar në këtë vrasje është: K.H (1979)- i arrestuar mbrëmë orës 22:00 pas arratisjes nga vendi i ngjarjes. I dyshuari me urdhër të prokurorit të Shtetit mbahet nën masën e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore”,  thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Haliti ishte i afërt me zyrtarët më të lartë të partisë Demokratike të Kosovës.

Ai është edhe familjar i afërt i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti.

Kjo dëshmohet edhe nga fotografitë e tij të publikuara me kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe nënkryetarin Xhavit Haliti./BS/

Image
Kreshnik Haliti me zyrtarët e PDK-së
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat