Daut Haradinaj flet për versionin B për formimin e ushtrisë

Aktuale

Daut Haradinaj flet për versionin B për formimin e ushtrisë

Nga: P.R Më: 7 mars 2017 Në ora: 16:10
Daut Haradinaj dge Komandanti i FSK. Rrahman Rama

Daut Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një postimi në facebook ka përshëndetur iniciativën për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Daut Haradinaj, njeherit është edhe kryetar i Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme ka shkruar se versioni B i transformimit është mundësi e mirë që edhe Kosova ta përmbush të vetmin kapitull që se ka pas deri sot.

“Verzioni B i transformimit - ndryshimit të misionit dhe kapaciteteve të FSK-së në rrethanat ekzistuese, është një mundësi e mirë që edhe Kosova ta përmbush të vetmin kapitull që se ka pas deri sot si shtet - forcën e saj që garanton sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi”, ka shkruar Haradinaj, përcjellë “Bota sot”./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat