Për plagosjen e Vllasit reagon edhe presidenti Thaçi

Aktuale

Për plagosjen e Vllasit reagon edhe presidenti Thaçi

Më: 13 mars 2017 Në ora: 10:26
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Për plagosjen e avokatit Azem Vllasi ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij për plagosjen e Vllasit duke thënë se aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme në një shoqëri.

Statusi i Thaçit në Facebook:

 Me shqetësim pranova lajmin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme në një shoqëri, e cila prioritet kryesor ka forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit. Avokatit Vllasi i uroj shërim të shpejtë, ndërsa nga autoritetet përkatëse pres që ta sjellin përpara drejtësisë autorin e këtij krimi. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat