Osmani: Janë shterrë mundësitë që Lista Serbe të bindet për ta votuar ushtrinë

Aktuale

Osmani: Janë shterrë mundësitë që Lista Serbe të bindet për ta votuar ushtrinë

Më: 13 mars 2017 Në ora: 14:00
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk mund ta pres Serbinë derisa ta ndryshojë retorikën rreth pavarësisë së Kosovës.

Këtë ajo e ka thënë se tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ku po diskutohet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Janë shterë të gjitha mundësitë që të bindet Lista Serbe që të bashkëpunojë rreth FSK-së”, ka thënë Osmani.

“Nuk e di qëndrimin e LDK-së por unë si deputete do ta votoj këtë ligj. Nuk mund të jem kundër transformimit të FSK-së në ushtri”.

“Të gjithë jemi pajtuar se kjo iniciativë e presidentit është marrë në koordinim me partnerët strategjik”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se nuk beson që Mali i Zi, apo shtete tjera në rajon janë kundër transformimit të FSK-së.

“Po mbetet vetëm Serbia”.

“Serbia vazhdimisht kontribuon në destabilizimin e rajonit”.

“Duhet ta pranojnë realitetin”, ka përfunduar Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat