Shokuese: Isa Mustafa ishte në listën e vrasjes pas Azem Vllasit, do vritej me snajper

Aktuale

Shokuese: Isa Mustafa ishte në listën e vrasjes pas Azem Vllasit, do vritej me snajper

Më: 13 mars 2017 Në ora: 20:38
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

KK mëson se personi që plagosi Azem Vllasin ua ka pranuar hetuesve se ka shkuar për ta vrarë atë si tradhtar të kombit.

Madje, ai gjatë marrjes në pyetje ka menduar se e ka vrarë avokatin.

Pos kësaj, Jashari ka shtuar se ekziston një grup pas tij që ka shtrirje në Zvicër, Kosovë e Maqedoni.

Sipas tij, ky grup ka një listë të emrave që i cilësojnë si tradhtar.

Në mesin e tyre ka zyrtar të lartë të shtetit, ndërkohë që mësohet se është përmendur edhe emri i kryeministrit Isa Mustafa, madje Jashari ka thënë se për këtë të fundit kanë blerë edhe një snajper.

Mbase këto deklarata Ndërkohë duket se këto deklarata kanë bërë që në QKUK, të zbarkojnë edhe njësitet speciale, për ti ofruar siguri Azem Vllasit.

E aty po vazhdon të trajtohet avokati i cili mori një plumb në shpatull.

Ndërkohë të dyshuarit për kryerjen e kësaj vepre janë në ndalim policor, ndërsa rastin për trajtim e ka marr Drejtoria Qendrore e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat