Stojanoviq thotë se vendimi për pronat komplikon raportet shqiptaro-serbe

Aktuale

Stojanoviq thotë se vendimi për pronat komplikon raportet shqiptaro-serbe

Më: 16 mars 2017 Në ora: 10:16
Branimir Stojanoviq

Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e  Kosovës Branimir Stojanoviq tha sot se është e qartë se vendimi i autoriteteve në Prishtinë për siç e quajti ai “konfiskimin e pasurisë së Serbisë në Kosovë dhe Metohi nuk ka bazë ligjore dhe nuk do të ketë efekt ligjor, por do të komplikojë marrëdhëniet serbo-shqiptare”.

Sipas tij, ky vendim është marrë në “gjysmë-heshtje”, që përbën një veprim të njëanshëm politik për konsum  të përditshëm politik.

Ky reagim i tij vjen pas vendimit të ekzekutivit të Kosovës për kalimin në pronësi të Kosovës të pronave të paluajtshme të regjistruara në emër të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat